Shqiptarët, trupat luftëtare më të mira të Europës!

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Dr. Çlirim TOCI

Akademia e Forcave të Armatosura

Trualli i luftëtarëve profesionistë me aftësi të rralla kalorësiake

Kanë qenë të shumtë studiuesit që kanë dashur të “zbulojnë” shqiptarët. Ata janë “përplasur” me erëra, janë ndeshur me skuta të errëta, herë-herë të pandriçuara për të “njohur” lavdinë e së shkuarës shqiptare. Modernët dhe të civilizuarit nuk janë nxituar por elegantë në mendim kanë dashur ta zbulojnë vetë “misterin shqiptar” ku shpesh janë ndeshur me trupa elitare luftëtarë të mençur nga më të mirat të Europës. Në rrugën e studimit ka pasur kuptueshmëri por dhe paqartësi.

Në planin etimologjik, në vështrim të parë duket qartë se ka një keqshqiptim i emrit “stratiotes” duke ja veshur greqishtes; ndërkohë që në vendet latine ku stradiotët mbërritën rreth viteve 1500, etimologjia u kuptua gabimisht si strada/rrugë, sepse bëhej fjalë për trupa që kishin detyrë të veçantë t’i hapnin rrugën ushtrisë etj. Pork a dhe një etimologji të ngjashme, me një fjalë mesjetare greke, “strada”, që duket qartë që është një huazim italian, është mbajtur nga Kostandin Sathas, botues dhe interpretues me fantazi i dokumenteve lidhur me stradiotët.

Teza e tij është se bëhej fjalë për kompani ushtarësh mercenarë, që bridhnin nëpër botë duke përshkruar rrugët e saj. Në të vërtetë teza nuk ka bazë të fuqishme logjike e etimologjike sepse pot ë nisemi nga tekstet më të vjetra, dokumenti më i vjetër i njohur është një tekst gjenovez nga Kio, i vitit 1403, që gjithmonë është quajtur “stratiote” e jo “stradiot”. Në fqinjin tonë jugorë, në Greqi asnjë dokument dhe asnjëherë nuk është folur për kompani të organizuara dhe endacake ushtarësh. E shumta mund të jetë një rekrutim që venedikasit dhe të njëjtën gjë do të kenë bërë me siguri edhe bizantinët e despotatit të Moresë, për aq kohë sa zgjati, kryenin ndër popullsitë lokale, e veçanërisht në fiset shqiptare.

Kronikat dhe përshkrimet e stradiotëve, përkojnë në detaje, pamje të jashtme, armatimin, kuajt dhe zakonet e tyre. Përshkrimi më i vjetër është ai i Forialano Cipiccos, një fisnik dalmat që në vitet ’70 të shek. XV, i cili mori pjesë në luftën e Moresë dhe në ekspeditën detare venedikase në brigjet e Azisë së Vogël, në të cilën stradiotët në mënyrë krejt të pazakontë u shfaqën si një trupë zbarkimi. “Venedikasit, shkruan Cipicco, në të gjitha qytetet e Moresë që janë nën zotërimin e tyre, mbanë si ushtarë me pagesë shumë kalorës shqiptarë, trima të mëdhenj, të gatshëm për çdo bëmë madhështore”.

Marino Sanoto i përshkruan kështu në kohën e luftës së Ferrarës në Itali: “Stradiotët janë njerëz që latinisht quhet epirotë-shqiptarë, turq, grekë,.. janë shumë trima e të përgatitur për çdo rrezik. Grabitqarë nga natyra dhe të mësuar me plaçkë e vrasje njerëzish. Këta kanë mburojë, shpatën, heshtën, topuzin e hekurit. Kuajt i kanë të mëdhenj, të aftë për të duruar lodhjen dhe turren me vrapin si vetëtima. Gjithmonë e mbanë kokën lart dhe për sa i përket aftësisë për luftë, nuk e kanë shokun. Ka autorë që stratiotët i krahasonin me spartanët e lashtësisë, duke shtuar se “Armikun nuk e bëjnë rob, por i presin kokën”. Hanë pak dhe kënaqen me çdo gjë, veç të jenë mirë kuajt.

Një noter nga Breshia, Jacopo Melza, i cili i pa stradiotët në luftën e Ferrarës thotë: “Njerëz pjesërisht shqiptarë, pjesërisht grek e disa turq, ishin njerëz që kalëronin me yzengji të shkurtra e sëcili prej tyre kishte një jatagan të gjatë e të shtrembër si osmanët e me kuajt e tyre të lehtë e të shpejtë i binin kryq e tërthor vendit, me aftësi për të goditur rrufeshëm dhe për t’u larguar me kuajt e tyre këmbëshpejtë”. Një element shumë i rëndësishëm i suksesit të kalorisë shqiptare ishte kali dhe mënyra e ngasjes së tij. Kuajt e stradiotëve ishin kuaj me cilësi të lartë, të mëdhenj e të shpejtë, të cilët kishin këtë shpejtësi falë edhe peshës së lehtë të kalorësve të tyre.

Nga ana tjetër shqiptarët përdornin yzengji shumë të shkurtra që iu siguronin atyre një shkathtësi të madhe lëvizje në shalë. Kuajt e stradiotëve të rënë në betejë, e kanë zakon të kthehen vetëm, ndryshe nga ata italianë dhe europianë, të cilët nuk kthehen. Stradiotët shkëlqenin në taktikat në fushëbetejë, sillnin elementë të panjohur, që ishin tepër të rralla ndër kalorësit evropianë, si: sulmet e natës e kalimi me not e jo në va i lumenjve. Luigi da Porto, i cili luftoi përkrah tyre shkruan: “Asnjë rrugë nuk është e sigurt prej tyre, pa një trupë shumë të madhe shoqëruese, sepse kanë energji tepër të mëdha dhe durojnë jashtëzakonisht shumë urinë, etjen dhe pagjumësinë.

Stradiotët kanë një zgjuarsi të hollë e të admirueshme, në zgjedhjen e vendeve të fshehta e të papërdorura dhe arrijnë të shkatërrojnë armiqtë në çdo kohë”. Se çfarë përfaqësojnë stradiotët më saktë jepet nga Guicciardini: “Stradiotët ishin njësoj si Zoti- të kudondodhur dhe në çdo vend”.

Zakon i jashtëzakonshëm i stradiotëve ka qenë ai i prerjes së kokave dhe më pas stradiotët i ngulnin në heshta a hunj. Përveç shpërblimit për çdo kokë të prerë, ky zakon duhet të ishte edhe një ritual. Venedikasit, për të cilët rekrutimi i trupave përbënte një problem të vërtetë, i mbajtën mirë stradiotët, të cilët arrinin gjithnjë të shpartallonin e gozhdonin armikun, edhe pse dhuna dhe mungesa e disiplinës ishte shqetësim i madh edhe pse roli ushtarak i tyre ishte i shkëlqyer.

Në një takim që kishin me Papën, disa stradiotëve familjarët e kardinalëve u vodhën kuajt. Ata shkuan të protestonin në Vatikan dhe thanë se: “po nuk u sollën kuajt do të bënin copa kardinalin e parë që do t’u dilte përpara. Në mbrëmje ua shpunë kuajt drejt e në kazermë. Ky episod tregon indiferencën e tyre për të pasur një petk besimi. Stradiotët nuk kishin komandantë ushtarakë, por krerë të tyre. Shqiptarët nuk dëgjonin të njihnin hierarki mes krerëve të ndryshëm. Ata njihnin vetëm kapedanin e tyre i cili kishte nën komandë deri disa dhjetëra stradiotë si dhe nga ana tjetër kanë qenë njerëz arrogantë, të ashpër e me natyre rrebele, të cilët nuk qeveriseshin lehtë.

Përveç Venedikut e Napolit, pati stradiotë edhe në trupat e Cezare Borgias e në ato të Gonzagave. Spanja që kishte që më parë një traditë të kalorësisë së lehtë, vendosi që në vitin 1496 me shtysë të Kapiteni të Madh, të rekrutonte plot 26 grupe stradiotësh, me rreth 2600 luftëtarë. Ndërsa Franca rekrutoi stradiotë qysh nën Luigjin e XII. Maksimiliani rekrutoi disa prej tyre duke i përdorur si në Itali ashtu edhe në Gjermani e Flandër e të paktën njëri prej tyre bëri karrierë në shërbim të Henrikut të VIII të Anglisë. Edhe vetë mbreti i Francës pati në shërbimin e vet një nga Muzakajt.

Kjo tregon se oborret franceze, gjermane, spanjolle, italiane preferonin shqiptarët për luftëtarë kalorësiakë sepse stradiotët lanë gjurmë të pashlyeshme në mesjetë për sa i përket artit ushtarak, shkathtësisë, zgjuarsisë, trimërisë e natyrisht përveç anëve negative që kishin edhe tipare të karakterit të cilat ishin të admirueshme. Këta luftëtarë, pothuajse të gjithë shqiptarë, “..ishin një përzierje kundërshtish, të mira e të këqija, ku zotësia e tyre ishte e pamohueshme, ishin të guximshëm e trima, sa nuk donin të jenë shtetas të askujt; të vetqeverisur dhe çka është më e rëndësishme nuk e njohin nënshtrimin dhe as skllavërinë”. Më 1799, Napoleon Bonaparti, që do t’i njhte nga afër shqiptarët dhe organizoi edhe një regjiment shqiptarësh në ushtritë e tij, do t’i shkruante gjeneralit Desaiks gjatë ekspeditës së Egjiptit se “shqiptarët janë pa mëdyshje trupat më të mira të Europës”, duke nxjerrë në pah shkëlqimin me aftësi luftarake të shqiptarëve edhe pas Evropës mesjetare. Historiani i shquar zvicerian Sismonde de Sismondi, i cili flet për periudhën 1454-1470, vë në dukje: “Shqiptarët, ilirët, ishin krejt të ndryshëm nga grekët, nuk pranonin t’u bihej më qafë apo të shtroheshin urtë e butë për punë, por ishin nga ana tjetër energjikë e të guximshëm. Republika venedikase do kish gjetur tek ata ushtarët e vet më të mirë, marinarët më të mirë, po të kish dashur t’i trajtonte me barazi të plotë në ushtritë dhe flotat e saj”. Studjuesi Edouard Laboulaye do të shprehet: “Lufta për shqiptarët është i vetmi mjet që u jep pasuri e nder…vetë Europa i ka pasur në shërbim të saj mëse një herë; ka pasur mirditas në shërbim të Napolit e të Austrisë, ka pasur në Francë në kohën e Henri IV”. Murgu francez Jean Claude Faveyrial, që shkroi i pari “Historinë e Shqipërisë”, duke folur për cilësitë e shqiptarëve, thotë: “nën Luigjin XIII, misionarët francezë që vizituan Shqipërinë “u mbërthyen nga admirimi tek panë këtë racë me shpirt të fuqishëm, shtatin e lartë, tiparet e ashpra, armët e zbukuruara”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8304,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët, trupat luftëtare më të mira të Europës!
Shqiptarët, trupat luftëtare më të mira të Europës!
https://4.bp.blogspot.com/-ipeFTaQQjxU/W7e2SM4rIeI/AAAAAAAAZSE/ylqCpX3A_AsgACJFGLeBIAGC1PCYQHnxgCLcBGAs/s640/Screenshot_813-640x392.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-ipeFTaQQjxU/W7e2SM4rIeI/AAAAAAAAZSE/ylqCpX3A_AsgACJFGLeBIAGC1PCYQHnxgCLcBGAs/s72-c/Screenshot_813-640x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiptaret-trupat-luftetare-me-te-mira_5.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/shqiptaret-trupat-luftetare-me-te-mira_5.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy