Si na mashtrojnë me verën në restorante e dyqane, çfarë treguan analizat

Sipas ligjit për vreshtarinë dhe verën, në nenin 2 citohet se “Verë” quhet pija që përftohet nga fermentimi alkoolik, i plotë ose i pjesshëm, i rrushit të freskët ose i mushtit.

Kështu kur porositin një gotë verë jemi të bindur që jemi duke konsumuar fermentimin e lëngut të rrushit. Konsumimi i verës ka bërë që ajo të na vijë në tryezë në forma të ndryshme, nga kantina në tavolinë. Tani verën e gjejmë në shishe, kuti, apo dhe shtëpie. Këtë të fundit rëndom e ofrojnë të gjitha baret dhe restorantet e vendit tonë. A thua se të gjithë merren me vreshtari.

Pyetja shtrohet se çfarë vere pinë shqiptarët? Për të mësuar këtë Top Channel dërgoi 5 kampione verë pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për t’i bërë analizat fiziko kimike. Ku enollogu Krenar Gozhadari do të bëjë interpretimin e rezultateve.

“Njëri nga kampionet është lehtësisht mbi normën përsa i përket prezencës së sulfurëve në verë. Kurse një kampion tjetër, verë e kuqë gjithmonë ka një raport sulfuresh i lidhur me të lirë, pak jo normal. Çfarë roli loz sulfuri në verë, çfarë është sulfuri? Atëherë sulfuret ose SO2 të themi është konservuesi i vetëm i lejuar në verë. Bën ruajtjen e verës që vera të mos na kthehet në uthull. Sa është standardi i sulfurit në verë? Për verën e kuqe limitet për të lirin janë deri në 60mlg për litër, kurse sulfuri total shkon deri në 200 mlg për litër. Dhe kur shohim abuzim të tillë çfarë ndodh me verën? Nëse këto analiza konstatohen duhet të bëhet një bllokim i sasisë”, u shpreh Krenar Gozhadari.

Në vendin tonë të gjithë restorantet të sugjerojnë verën e shtëpisë, por kujdes pasi vera e shtëpisë mund të jetë një verë e përgatitur në kushte laboratorike, pa rrush.

“E vetmja verë ku mund të dyshohet për sofistikim është vera e shtëpisë, e cila ka një alkool prej 11. 26% sipas analizës. Thjesht duke parë përqindjen e alkoolit, pres që kjo verë të jetë ngjyrë e kuqë e lehtë. Pasi supozohet që rrushi në këtë përqindje alkooli ka qenë i pa pjekur. Ndërkohë që vera kishte ngjyrë shumë të errët gjë e cila më bën të dyshoj për vetë të modifikuar”, deklaroi Enollogu./TCH/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9378,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si na mashtrojnë me verën në restorante e dyqane, çfarë treguan analizat
Si na mashtrojnë me verën në restorante e dyqane, çfarë treguan analizat
https://2.bp.blogspot.com/-_D2kqZwtM3E/W7o8hof7BOI/AAAAAAAAZXM/Z5UDsBDWqesxkBWEYz1XoQEBKMmFjxMaQCLcBGAs/s640/vere.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-_D2kqZwtM3E/W7o8hof7BOI/AAAAAAAAZXM/Z5UDsBDWqesxkBWEYz1XoQEBKMmFjxMaQCLcBGAs/s72-c/vere.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/si-na-mashtrojne-me-veren-ne-restorante.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/si-na-mashtrojne-me-veren-ne-restorante.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy