Siguria ushqimore, jemi më të pambrojturit në Europë

Hendeku mes nevojës për siguri ushqimore dhe kapacitetit në vendin tonë është tepër i lartë, vlerëson Banka Botërore në një raport të fundit. Sipas këtij raporti, në drejtim të hendekut, Shqipëria është e gjashta në botë, mes vendeve me të ardhura te mesme dhe të ulta.

Pra vendet që e vuajnë më së shumti problematikën e sigurisë ushqimore. Madje, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i pasigurtë në Europë në drejtim të sigurisë ushqimore për produktet shtazore.

Asnjë vend tjetër në kontinentin e vjetër, e as në Ballkanin Perëndimor nuk ka një diferencë kaq të madhe sa Shqipëria mes nevojave dhe kapacitetit, çka do të thotë se mungesa e sigurisë ushqimore është alarmante.

Një tjetër indikator, ai i kapaciteteve të sigurisë ushqimore për produktet shtazore e rendit Shqipërinë në vend të fundit në Europë, me një indeks në thuajse 40 pikë. Për vende si Serbia, ky indeks fiksohet në mbi 75 pikë.

Kjo do të thotë se, nuk janë vetëm nevojat të larta, por edhe kapacitetet mjaft të dobëta për t`i bërë ballë sigurisë ushqimore, që sipas bankës botërore është një emergjencë, që i shkakton vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme rreth 110 miliardë dollarë dëm çdo vit, shkruan scan tv.

Mungesa e sigurisë ushqimore çon në produktivitet më të ulët si dhe kosto të larta për trajtime mjekësore, duke qenë se një sërë sëmundjesh e kanë pikërisht këtu zanafillën.

Por, në tërësi, në indeksin e kapacitetit të sigurisë ushqimore, pra për çdo lloj ushqimi dhe jo vetëm ato me bazë shtazore, Shqipëria ka një performancë bindshëm më të mirë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Siguria ushqimore, jemi më të pambrojturit në Europë
Siguria ushqimore, jemi më të pambrojturit në Europë
https://2.bp.blogspot.com/-ucgBcpD1GWw/W9IJ9O7iUaI/AAAAAAAAaAM/AiPm-INpweE21HYZ9VzPNG5pfWOoBagNACLcBGAs/s640/ushqimi-1-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ucgBcpD1GWw/W9IJ9O7iUaI/AAAAAAAAaAM/AiPm-INpweE21HYZ9VzPNG5pfWOoBagNACLcBGAs/s72-c/ushqimi-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/siguria-ushqimore-jemi-me-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/siguria-ushqimore-jemi-me-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy