Sondazhi në Itali/ Shqiptarët ndjehen të kërcënuar nga emigracioni

Emigrantët e rregullt në Itali mes të cilëve dhe emigrantët shqiptarë ndjehen të kërcënuar nga emigrantët klandestinë që gjatë viteve të fundit kanë populluar Italinë e kërkojnë politika të reja për reduktimin e numrit të tyre si dhe janë shprehur në favor të vendimit të marrë nga qeveria italiane për mbylljen e porteve.

“Mjaft me emigrantë të parregullt”, është ky apeli që vjen nga emigrantët e rregullt që prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali të cilët kërkojnë ndryshimin e politikave ndaj çështjes së klandestinëve që mbërrijnë çdo ditë në brigjet italiane, shkruan Alba Kepi, këtë reportazh të botuar nga Ora News.

Ky apel ka ardhur pas sondazhit të realizuar nga Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e Integrimit në rajonin e Lombardisë , i cili është dhe territori më i populluar nga emigrantët, ku aktualisht jetojnë e punojmë mbi 1 milionë e 153 mijë prej tyre nga mbi 5 milionë emigrantë të rregullt që jetojnë në të gjithë Italinë.

Sipas këtij sondazhi 53.2% e ekstrakomunitarëve të rregullt në Itali do të pranonin vetëm azilkërkuesit me status refugjati, ndërsa 12.2% e tyre është shprehur kundër pranimit të emigrantëve të parregullt e vetëm 32.5% e tyre do të ishte pro mikpritjes për të gjithë kategoritë e emigrantëve.

Në favor të politikave të reduktimit të emigracionit të pakontrolluar janë shprehur pro rreth 27.4% e emigrantëve kinez në jetojnë e punojnë në Lombardi, 16.7% e komunitetit shqiptarë e 14.7% e emigrantëve me kombësi rumune, 13.7% e egjiptianëve e me radhë.

Sipas analizës së këtij sondazhi vetëm emigrantët me origjinë afrikane janë shprehur pro politikës së porteve të hapura.

Komuniteti i emigrantëve të huaj në Itali kërkojnë një normativë të re për marrjen në mbrojtje të refugjatëve të vërtetë që shpesh ngatërrohen me ata emigrantë që nuk kanë të drejtë të mbërrijnë në Itali.

Po çfarë mendojnë emigrantët e rregullt në Itali për këtë fluks emigracioni që ka mbërthyer Europën?

Sipas sondazhit të Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e Integrimit. Rreth 57.1% e emigrantë shqiptarë në rajonin e Lombardisë ndjehet i kërcënuar nga mbërritjet e emigrantëve të rinj në Europë. Po të frikësuar ndjehen dhe rreth 52.4% e rumunëve, ndërsa 8% e kinezëve, 58.7% e egjiptianëve e 56.6% e marokenëve nuk ndjehen aspak të kërcënuar.

Duke iu referuar të dhënave të 2018 rreth 86.8% e emigrantëve mendojnë se mes klandestinëve që mbërrijnë çdo ditë në Itali fshihen persona të rrezikshëm./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9386,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sondazhi në Itali/ Shqiptarët ndjehen të kërcënuar nga emigracioni
Sondazhi në Itali/ Shqiptarët ndjehen të kërcënuar nga emigracioni
https://1.bp.blogspot.com/-x6bh_dO6Hi4/W7N_vNue7GI/AAAAAAAAZC8/m97fC6tPmAsVXLTXbRuZZygi_JXNPMlHACLcBGAs/s640/emigracioni-1-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-x6bh_dO6Hi4/W7N_vNue7GI/AAAAAAAAZC8/m97fC6tPmAsVXLTXbRuZZygi_JXNPMlHACLcBGAs/s72-c/emigracioni-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/sondazhi-ne-itali-shqiptaret-ndjehen-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/sondazhi-ne-itali-shqiptaret-ndjehen-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy