Telekom Albania, Rama: Serbët të largohen, nuk janë të mirëpritur në këtë sektor strategjik

"Biznesnet serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë."

Ky është reagimi i kryeministrit shqiptar lidhur me ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë. 

Kryeministri ishte sot para gazetarëve ku prezantoi katër vendimet e qeverisë dhe u pyet nga gazetarët për ofertën serbe. 

Pyetja: A ka ndikuar qeveria shqiptare që Telekom Albania të mos pranojë ofertën e Telekom Serbia dhe a keni komunikuar ju me presidentin Vuçiç sepse ai një ditë më parë u shpreh se do të ketë komunikim me ju?

Edi Rama: "Së pari qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si deutsche telekom e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm  në Shqipëri me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin, por ky është një sektor strategjik dhe natyrisht qeveria shqiptare pyetet dhe kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar.

Dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dh shumë i qartë. Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë por në ëktë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.

Vuçiç deklaroi dje se do fliste me Ramen

Ndërkohë më 8 tetor, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të bisedonte me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur.

“Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,” tha Vuçiç në një event të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.

Telekom Serbia në tetor konfirmoi interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Deutsche Telekom. 

“Telekom Srbija dëshiron ta pozicionojë veten si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania,” tha kompania serbe për BIRN./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9312,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Telekom Albania, Rama: Serbët të largohen, nuk janë të mirëpritur në këtë sektor strategjik
Telekom Albania, Rama: Serbët të largohen, nuk janë të mirëpritur në këtë sektor strategjik
https://4.bp.blogspot.com/-Ys8-aVyddcs/W7zbQt5r0dI/AAAAAAAAZaU/6nlc-6Rvo8wL0Q0h5w3fWW47SqcfH82sQCLcBGAs/s640/auto_rama4_1539080255-30320551539081240.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Ys8-aVyddcs/W7zbQt5r0dI/AAAAAAAAZaU/6nlc-6Rvo8wL0Q0h5w3fWW47SqcfH82sQCLcBGAs/s72-c/auto_rama4_1539080255-30320551539081240.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/telekom-albania-rama-serbet-te-largohen.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/telekom-albania-rama-serbet-te-largohen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy