Tirana, ndër qytetet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë

Migrimi i brendshëm i popullsisë e ka shndërruar kryeqytetin në një nga qytetet me dendësinë me të madhe të popullsisë për kilometër katror në botë.

Sipas të dhënave të INSTAT ne publikimin për statistikat e rajoneve 2017, qarqet si Tirana, Durrësi dhe Vlora gjatë vitit 2017 kanë pësuar rritje të numrit të tyre të popullsisë, ndërkohë që qarqet e tjera vazhdojnë të kenë një rritje negative.

Qarku i Tiranës i cili përfshin edhe kryeqytetin e Shqipërisë ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, ose pesëfishin e mesatares. Duke ju referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të publikuara në “Wikipedia”, (https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_dependencies_by_population_density) Tirana është qyteti i 24 -et në botë për dendësinë e popullsisë për kilometër katror.

Qyteti me dendësinë më të madhe të banorëve për kilometër katror në botë është Macau në Kinë me 20 mijë banorë për kilometër katror dhe më pas Monaco me rreth 19 mijë banorë për kilometër katror.

Në Shqipëri qarku i dytë me dendësinë më të lartë është Durrësi me 375 banorë për km2 ndjekur nga qarku i Fierit me 159 banorë për km2.

Dendësia e popullsisë në mes të vitit 2017 është 100 banorë për km2, vlerë e cila ka pësuar ndryshime shumë të vogla në pesë vitet e fundit. Shpërndarja e dendësisë sipas qarqeve tregon se vetëm 3 qarqe kanë dendësi mbi 150 banorë për km2.

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar pas vitit 2001, ky trend vazhdon edhe në vitet në vijim, por ritmi i rënies së saj ka ardhur duke u zvogëluar. Pavarësisht rënies së popullsisë gjithsej, nuk mund të përgjithmonë këtë fakt për të gjithë qarqet.

Popullsia e vendit po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe që përfshin një popullsi relativisht të re.

Nga ana tjetër kemi vetëm dy qarqe dendësia e të cilëve është nën 40 banorë për km2. Dendësia më e ulët përqendrohet në zonat më periferike të vendit tonë, qarku i Kukësit në verilindje dhe qarku i Gjirokastrës në juglindje. Ky i fundit ka dhe dendësinë më të ulët në territorin e Shqipërisë, rreth 22 banorë për km2.

Gjatë vitit 2017, vetëm dy qarqe të vendit kanë pësuar rritje në numrin e popullsisë, Tirana dhe Durrësi.

Ndryshimet në popullsinë e qarqeve, përveç dy komponentëve kryesorë, shtesës natyrore dhe migracionit neto, një rol kryesor luajnë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë. Pavarësisht se efekti i tyre në popullsinë gjithsej të vendit është zero, ndikimi i tyre në popullsinë e qarqeve është i konsiderueshëm.

Ndryshimin bruto më të lartë në numrin e popullsisë e shënon qarku i Gjirokastrës me rënie prej 46,3 për mijë banorë, ndjekur nga Dibra dhe Berati.

Nga ana tjetër, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë koeficientin bruto të ndryshimit të popullsisë pozitivë respektivisht 24,8, 16,7 dhe 2,6 për mijë banorë.

Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë ndryshuar vendbanimin në pesë vitet e fundit kanë lëvizur në qendrat urbane, që në shumicën e rasteve, përfshin kryeqytetin, Tiranën, ose zonat përreth tij.

Edhe pse lëvizjet e brendshme janë shumëdimensionale, është e dukshme se shumica dërrmuese e flukseve të migracionit të brendshëm fokusohen drejt Tiranës dhe Durrësit.

Ndërsa Gjirokastra, Dibra dhe Kukësi qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm, këto qarqe përjetojnë flukse shumë më të larta dalëse të popullsisë sesa flukse hyrëse.(Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8304,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tirana, ndër qytetet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë
Tirana, ndër qytetet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë
https://1.bp.blogspot.com/-CrmEB0rG4jI/W8DN4TZWH3I/AAAAAAAAZgM/thxZ42XvHnMyFO7HnJwRNpn9gNojAwbdACLcBGAs/s640/tirane-1-845x420.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-CrmEB0rG4jI/W8DN4TZWH3I/AAAAAAAAZgM/thxZ42XvHnMyFO7HnJwRNpn9gNojAwbdACLcBGAs/s72-c/tirane-1-845x420.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/tirana-nder-qytetet-me-dendesine-me-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/tirana-nder-qytetet-me-dendesine-me-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy