Tirana shtohet çdo vit me 30 mijë banorë, vijnë 70 vetë çdo ditë nga rrethet

Para 22 vitesh, fshati Lumanas në Korçë mbeti me 5 banorë më pak. Familja Shahollari u zhvendos në zonën “Kodra e Priftit”, në Tiranë.Shpresa Shahollari tregon:

“Neve u larguam nga fshati se fëmijët na u rritën, edhe na u larguan. Djalin e kisha te sporti, vajzën e martova në Durrës, vajzën tjetër e fejova po në Durrës dhe kjo na detyroi neve të iknim nga fshati. Ne rrënjët i kemi andej, kokën e kemi këtej”.Mundësitë e reja që ofronte qyteti për fëmijët, ishin arsyeja e largimit nga fshati Lumanas, tregon kryefamiljari.“Jeta e qytetit me fshatin ndryshon si nata me ditën.

Të themi drejtë atë që është, kultura që është në qytet nuk është në fshat. Vështirësia e parë kur kemi ardhur në Tiranë ishte zhurma, njerëzit. Ne në fshat nuk i kishim, ishim të izoluar. Kishim një ose dy makina. Fëmijët që në mëngjes duhet t’i merrnim të punonim. Megjithatë, qyteti i jepte mundësi fëmijëve të jetonin në një formë tjetër”, thotë Hajdar Shahollari.Megjithatë, edhe pse jetojnë në Tiranë, prodhimet e fshatit nuk mungojnë në kuzhinën e kësaj familjeje.

“Unë i bëj zahiretë siç i bëja në fshat. E kemi si traditë ne korçarët, nuk rrimë dot pa këto.Marrim edhe pastërma e i themi dimrit byrrë”, thotë Shpresa.

Sipas projeksioneve të Divizionit të Popullsisë së OKB, deri në 2050 78.2% e popullsisë shqiptare do të jetojë në zonat urbane, duke braktisur tërësisht zonat rurale.

Në Tiranë vijnë për të jetuar 70 persona çdo ditë, ndërkohë që në vit janë rreth 30 mijë shqiptarë që lëvizin nga fshati drejt kryeqytetit. Ky ritëm i shpejtë i zhvendosjes së popullsisë në qytet e ka pikënisjen që nga viti 2009 dhe vetëm disa vite më vonë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për përqendrimin e popullsisë në zonat urbane, pasuar nga Mali i Zi me 77%. Ndërsa në Hong Kong është projektuar se e gjithë popullsia do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050.(TCH)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9379,Camëri,121,Editorial,2065,Ekonomi,518,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1483,Iliridë,291,Kosovë,2741,Kulture,732,Luginë,62,Moti,2,Politik,1909,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tirana shtohet çdo vit me 30 mijë banorë, vijnë 70 vetë çdo ditë nga rrethet
Tirana shtohet çdo vit me 30 mijë banorë, vijnë 70 vetë çdo ditë nga rrethet
https://2.bp.blogspot.com/-lY8A-aDDMPk/W7Tl_YKGo9I/AAAAAAAAZGs/VufglthhWBQfQlvdGexbQBXQYYg1cahzgCLcBGAs/s640/tirana.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-lY8A-aDDMPk/W7Tl_YKGo9I/AAAAAAAAZGs/VufglthhWBQfQlvdGexbQBXQYYg1cahzgCLcBGAs/s72-c/tirana.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/tirana-shtohet-cdo-vit-me-30-mije.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/tirana-shtohet-cdo-vit-me-30-mije.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy