“Transformimi i FSK-së në ushtri, pa asnjë mëdyshje”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi sot ambasadorët e vendeve të Kuintit, përkatësisht SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit në rajon, për çështjet e dialogut me Serbinë, INTERPOL-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe liberalizimit të vizave, njofton Zyra e Presidentit.

Në këtë takim, presidenti Thaçi tha se e mirëpret “përkrahjen unike të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun dhe negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa paragjykuar apo kushtëzuar epilogun e tyre“.

E mirëpres qëndrimin tuaj unik, se dialogu është rruga e vetme për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Suksesi i këtij procesi varet nga uniteti politik në Kosovë, por në masë të konsiderueshme edhe nga uniteti i shteteve të Kuintit”, u shpreh Thaçi.


Presidenti Thaçi po ashtu tha se Kosova është afër finalizimit të procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ndërsa për çështjen e liberalizimit të vizave tha se është e rëndësishme që të mos ketë vonesa në marrjen e “vendimit meritor për qytetarët e Kosovës”.

Zyra e Presidentit njofton se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në 3 ligje për zgjerimin e mandatit të FSK-së.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pas votimit në Qeveri, procesi ka kaluar në Kuvendin e Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Transformimi i FSK-së në ushtri, pa asnjë mëdyshje”
“Transformimi i FSK-së në ushtri, pa asnjë mëdyshje”
https://4.bp.blogspot.com/-_UwNcd_A7NI/W7OWgJ7cvGI/AAAAAAAAZDo/RMj0FOOlxtAlyoz_j-8wIQ3JklIZR7BPACLcBGAs/s640/FSK.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-_UwNcd_A7NI/W7OWgJ7cvGI/AAAAAAAAZDo/RMj0FOOlxtAlyoz_j-8wIQ3JklIZR7BPACLcBGAs/s72-c/FSK.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/transformimi-i-fsk-se-ne-ushtri-pa.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/transformimi-i-fsk-se-ne-ushtri-pa.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy