Tranzicioni tkurr me 35% arsimin (dhe një krahasim me financimet para ’90)

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve dhe shkollave.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjeçar dhe të mesëm ra në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018 nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak.

Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak nxënës se në vitin 1991. Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e vijuan 46 mijë fëmijë më pak.

Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore.

Në vitin 1991, numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, këtë vit dhe me 1134 shkolla. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit, shkruan Monitor.

Sipas INSTAT, ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9-vjeçar.

Ministria e Arsimit pohoi se, prej vitit 2009 migrimi i brendshëm i popullatës nga fshatrat dhe qytetet e vogla drejt qendrave më të mëdha urbane, emigracioni dhe rënia e numrit të lindjes kanë bërë që shkollat në zona urbane të kenë më shumë nxënës se sa në ato rurale.

Arsimi i nënfinancuar

Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD jepnin në atë kohë. Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% e PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit.

Sipas një analize të fundit të United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO), Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin në raport me PBB në raport me vendet e tjera të kontinentit. Historikisht, në Shqipëri, shpenzimet e qeverisë për arsimin kanë qenë të ulëta, dhe përgjatë 15 viteve të fundit mbeten kryesisht nën 3.5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Në vitin 2007, një vit përpara krizës ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, përqindja përkatëse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizës, financimet për arsimin kanë qenë sistematikisht poshtë 3% të PBB-së./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8301,Camëri,113,Editorial,1805,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2451,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1809,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tranzicioni tkurr me 35% arsimin (dhe një krahasim me financimet para ’90)
Tranzicioni tkurr me 35% arsimin (dhe një krahasim me financimet para ’90)
https://1.bp.blogspot.com/-PO1jUqN_0Ic/W7joCbdb7RI/AAAAAAAAZT0/qILVdw8A0-E2S0Qj1Q8qvIK1JOI6gAtSgCLcBGAs/s640/greve-ne-shkolla-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-PO1jUqN_0Ic/W7joCbdb7RI/AAAAAAAAZT0/qILVdw8A0-E2S0Qj1Q8qvIK1JOI6gAtSgCLcBGAs/s72-c/greve-ne-shkolla-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/tranzicioni-tkurr-me-35-arsimin-dhe-nje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/tranzicioni-tkurr-me-35-arsimin-dhe-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy