VIDEO/“Babalja”, 200 mijë euro; Përgjimet: Alizoti pranon se u shtir si Xhafaj

Prokuroria zbulon përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafa, raporton Top Channel.

Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë.

Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë.

Aktori tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën.

Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej.

Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj.

Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës.

Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet.

Gjatë muajit qershor, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse madiat po shkruanin për arrestime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht, aktori i Geron Alizotit dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: VIDEO/“Babalja”, 200 mijë euro; Përgjimet: Alizoti pranon se u shtir si Xhafaj
VIDEO/“Babalja”, 200 mijë euro; Përgjimet: Alizoti pranon se u shtir si Xhafaj
https://2.bp.blogspot.com/-oVq5sQKJzRY/W7yTWw7V02I/AAAAAAAAZZ8/dUXsnP-ooFA6M0cnrzxlHv9JgaXUQyPSgCLcBGAs/s640/babaljaaaa-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-oVq5sQKJzRY/W7yTWw7V02I/AAAAAAAAZZ8/dUXsnP-ooFA6M0cnrzxlHv9JgaXUQyPSgCLcBGAs/s72-c/babaljaaaa-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/videobabalja-200-mije-euro-pergjimet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/videobabalja-200-mije-euro-pergjimet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy