Viti 1958/ Kufiri detar, si u ndanë ujërat mes Shqipërisë e Greqisë

Dokumenti i vitit 1958 vendoste regjimin për ndarjen e ujërave mes Shqipërisë e Greqisë në detin Jon. Dy ushtarakët e lartë Abdi Mati e Emanuel Dhimotaqi, firmosën për ujërat territoriale

Nga Leonard Veizi

Nuk ka qenë nevoja të vinte viti 2009 as 2012, dhe as më pas se kaq që midis Shqipërisë dhe Greqisë të hapeshin negociatat apo të bëhej rregullimi me ligj i territorit të ujërave detarë. Sanksionimi i territoreve detare ka nisur të paktën që nga janari i vitit 1958, kohë kur ministri i Jashtëm Behar Shtylla, autorizonte Shefin e Shtabit të flotës Detare, Kapitenin e Rangut të Parë Abdi Matin, që të zhvillonte bisedime dhe të nënshkruante marrëveshje se bashku me përfaqësuesit e Mbretërisë së Greqisë, lidhur me masat praktike për spastrimin e Kanalit të Korfuzit nga minat që mund të kishin mbetur nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe pas kësaj vjen marrëveshja, ku janë shënuar dhe koordinatat që ndanin ujërat mes dy shteteve.

Kufiri Detar
Ajo çka të bie në sy nga marrëveshja mes dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, është se përmes neneve të ndryshme të saj Shqipëria dhe Greqia ja kanë njohur njëra-tjetrës ujërat përkatëse territoriale me koordinata të përcaktuara qartë edhe pse bëhej fjalë për dy vende pa marrëdhënie diplomatike dhe praktikisht në gjendje lufte që nga viti 1941, një ligj të pashfuqizuar dhe sot. Gjithsesi do të duheshin konventat e mëvonshme ndërkombëtare mbi kufijtë detarë, detin territorial, zonën speciale, rrafshnaltën kontinentale etj, që kjo njohje të ishte e vlefshme dhe e sanksionuar në aspekt global.

Marrëveshja
Çështja e hapur për kufirin detar, me pretendimin si e pastudiuar dhe e papërcaktuar më parë midis Greqisë dhe Shqipërisë në kanalin e Korfuzit, jo vetëm që nuk ka qenë e panjohur por madje ka qenë edhe e sanksionuar nga ana ligjore në disa marrëveshje kombëtare e ndërkombëtare deri në vitin 1958. Pikërisht në vitin 1958 është bërë marrëveshja shqiptaro-greke për pastrimin e Kanalit të Korfuzit nga minat, ku theksohet që çdo palë e kishte të qartë kufirin e zonave të veta me koordinata dhe me nene të caktuara të ligjshmërisë përkatëse detare.

Konventat
Në fakt janë një sërë konventash kombëtare dhe ndërkombëtare duke filluar që nga konventa e Hagës e vitit 1907, vitit 1914 dhe e fundit për ne e vitit 1958, të cilat janë bazuar në koordinata të sakta e të miratuara nga të gjitha palët. Për shembull: marrëveshja e vitit 1958 midis Shqipërisë dhe Greqisë u bazua në: Konventën mbi detin territorial dhe zonën speciale; konventa mbi detin e hapur; konventa mbi peshkimin dhe rruajtjen e burimeve biologjike të detit të hapur dhe konventa mbi rrafshnaltën kontinentale.

Dokumenti Origjinal
Në një dokument me numër protokolli 026-1928 lëshuar nga Ministria e Jashtme datë 30 tetor 1958 vihen në dijeni katër ministri për një protokoll mbi të drejtën e detit Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Komunikacionit dhe Ministrisë së Drejtësisë


Tiranë
Bashkangjitur Ju dërgojmë konventat e poshtë shënuara:

1) Konventa mbi detin territorial dhe zonën speciale.
2) Konventa mbi detin e hapur
3) Konventa mbi peshkimin dhe ruajtjen e burimeve biologjike të detit te hapur
4) Konventa mbi rrafshnaltën kontinentale

Protokollin e nënshkrimit fakultativ lidhur me rregullimin e detyrueshëm të konflikteve. Aktin përfundimtar të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e detit si dhe një sërë rezolutash të adoptuara nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e detit e cila zhvilloi punimet e saj në Gjenevë prej 24 shkurtit deri 27 prill 1958. Në mbarim të konferencës asnjëra prej konventave nuk u nënshkrua dhe këto mbetën te hapura për nënshkrim deri me 31 tetor 1958 në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Deri tani nuk kemi dijeni që këto konventa të jenë nënshkruar nga ndonjë shtet. Në fund konferenca adoptoi një rezolute me anën e së cilës i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të organizojë një konferencë të dytë mbi të drejtën e detit. Lutemi që pasi të studiohen konventat në fjala nga ana e Juaj, ta na njoftoni mendimin tuaj, vërejtjet eventuale që mund të keni si dhe ne qoftë se e shihni të mundshëm pranimin e tyre nga ana e vendit tonë.
Zv/Ministri Vasil Nathanaili

(majtas) Kapiteni i Marinës mbretërore Emanuel Dhimotaqi – Foto e vitit 1958

Protokolli
Në protokollin e përfunduar midis përfaqësuesve të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Greqisë mbi tralimin e Kanalit të Korfuzit, neni 2 thuhet: “Tralimi do të kryhet nga pala shqiptare në rajonin që kufizon ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë prej Kepit Stilo deri në Kepin Qefali dhe pikërisht në rajonin që kufizohet me koordinatat si vijon:

  1. F 390 43’, 6V L 190 58’, 2L
  2. F 390 39’, 1V L 190 58’, 6L
  3. F 390 44’, 5V L 190 58’, 6L
  4. F 390 48’, 9V L 200 00’, 3L

Ky protokoll në përbërje të të cilit janë 10 nene është firmosur nga përfaqësuesit e sy shteteve: për Shqipërinë nga Kapiteni i Rangut të Parë Abdi Mati dhe për palën greke nga Kapiteni i Marinës mbretërore Emanuel Dhimotaqi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Viti 1958/ Kufiri detar, si u ndanë ujërat mes Shqipërisë e Greqisë
Viti 1958/ Kufiri detar, si u ndanë ujërat mes Shqipërisë e Greqisë
https://4.bp.blogspot.com/-2cP2Lu33ZcQ/W9oNj1B0LEI/AAAAAAAAaYQ/3R9_68Rg0sUqTfaDmWwHtIXZSAOBKF-vwCLcBGAs/s640/Harta-e-ujrave-detare13-2-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-2cP2Lu33ZcQ/W9oNj1B0LEI/AAAAAAAAaYQ/3R9_68Rg0sUqTfaDmWwHtIXZSAOBKF-vwCLcBGAs/s72-c/Harta-e-ujrave-detare13-2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/viti-1958-kufiri-detar-si-u-ndane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/viti-1958-kufiri-detar-si-u-ndane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy