“WorldChefs” zbret në Elbasan. Kuzhinierë nga bota shijojnë gatimet tradicionale të qytetit

“WorldChefs” zbriti këtë fundjavë në Elbasan për t’u njohur me traditën dhe historinë e këtij qyteti, por edhe me kulinarinë e tij. Kuzhinierë nga e gjithë bota përcollën nga Elbasanit mesazhe bashkëpunimi dhe promovimi, ndërsa u shoqëruan nga presidenti i “Albanian Chefs”.

Duke shkëmbyer vlera dhe kulturë, kuzhinierët nga mbarë bota kanë mbetur të impresionuar nga Shqipëria, e sidomos nga njërëzit dhe mikpritja e tyre.

“Jam i lumtur që Shqipëria është me ne dhe jam i sigurtë se, me një punë të mirë të gjithë bashkë, Shqipëria do të jetë shumë aktive dhe do të ketë sukses në botë. Por, për të arritur këtë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe ky është mesazhi që ne u japim shefave tanë. Unë shpresoj që të gjithë kuzhinierët shqiptarë të ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten profesionalisht, sepse Shqipëria ka një histori të shkëlqyer të gastronomisë, ashtu si pjesa tjetër e botës. Por, për të arritur suksesin, ne duhet të jemi bashkë dhe të shkëmbejmë eksperiencat tona. Ushqimi nuk ka kufij, nuk ka pengesa gjuhe, kuzhinierët nuk janë politikanë, kuzhinierët duhet të punojnë bashkë”, tha Domenico Maggi, vëzhgues “WorldChefs”.

“Dua të uroj kuzhinierët shqiptarë, që tashmë kanë mundësinë të promovojnë kulinarinë e tyre në botë. Dua të them që mua më pëlqen Shqipëria, më pëlqejnë këta njerëz, e dua këtë vend. Urime dhe vazhdoni të ecni përpara”, tha Sarkis Yacoibian, president “Taste of Peace”.

Për kuzhinierët shqiptarë, përfshirja e Shqipërisë në “WorldChefs” shërben edhe si mesazh për të rinjtë, për t’iu treguar atyre se kulinaria dhe historia e saj mund të zënë gjithnjë një vend prestigjioz në gastronominë botërore.

Pasi vizituan disa nga pikat turistike të qytetit të Elbasanit, shefat u ndalën për të shijuar gatimet tradicionale të qytetit. Ashtu siç nuk mund të ndoshte ndryshe, tava e kosit dhe fërgesa e Elbasanit morën vëmendjen kryesore të kuzhinierëve nga mbarë bota, të cilët dhanë vlerësimet maksimale për to.Top Channel/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “WorldChefs” zbret në Elbasan. Kuzhinierë nga bota shijojnë gatimet tradicionale të qytetit
“WorldChefs” zbret në Elbasan. Kuzhinierë nga bota shijojnë gatimet tradicionale të qytetit
https://3.bp.blogspot.com/-W0NvFldl9GM/W9dHp5rtYNI/AAAAAAAAaSw/495cb0Y-rYoxu2jUCMvSW2h6zETyfNtxACLcBGAs/s640/281018_SHEFAT-E-KUZHINES_12_18-640x385.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-W0NvFldl9GM/W9dHp5rtYNI/AAAAAAAAaSw/495cb0Y-rYoxu2jUCMvSW2h6zETyfNtxACLcBGAs/s72-c/281018_SHEFAT-E-KUZHINES_12_18-640x385.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/worldchefs-zbret-ne-elbasan-kuzhiniere.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/10/worldchefs-zbret-ne-elbasan-kuzhiniere.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy