A janë varrezat e ushtarëve grekë provokim për një luftë të ardhshme shqiptaro-greke

Nga Mujë Bucpapaj:

“Zgjdhja ma e mirë në këtë rast do të ishte shfuqizimi i marreveshjes që lejoi ndertimin e varrezave dhe nisjen e procedurave të nderimeve të fundit ushtarëve grekë të rënë në një luftë të verbër, duke i cuar në atdheun e tyre, të atyre fatkëqnjëve të rënë në një konflikit të përbtoshëm, që përvece është zhvilluar në tokën shqiptare nuk ka asnjë lidhje me shtetin Shqiptar, as atë të kohës së mbretërisë të shfuqizuar nga pushtimi fashist, por dhe as me shtetin aktual shqiptar.”

Ngjarja e Bulararit ku një i vetëquajtur “ushtar i vorio epirit“ u ekzekutua ndërsa sulmoi pa asnjë shkak policinë e shtetit shqiptar, ka risjellë në vemendje pasojat që mund të ketë në të ardhmen ekzistenca e varrezave të ushtrave grekë të rënë në jug të vendit gjatë luftës së largët italo-greke.

Në fakt qysh kur marrëveshja ndërshterore Shqipëri-Greqi i jepte të drejtën shtetit helen të ndertonte në mënyrë provokuese varreza kolektive në tokën shqiptare, e kemi kundërshtuar atë si një praktikë që vinte në kundërshtim me historinë, me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat që kanë rregulluar në të kalaurën ceshtjen e ushtarëve të rënë në luftrat botërore,

Që vinte në kundërshtim me maredhënjet aspak miqësore mes dy vendeve, për shkak të ruajtjes së ligjit absurd të luftës nga Greqia, të pretendimeve territoriale të Greqise dhe kërcënimve të vazhdueshme përfshirë edhe ato të ministrit aktual të mbrojtjes, i cili nuk lë rast pa përmendur sipas tij “superioritetin ushtarak të Greqisë.”

Është krejt e qartë se në Greqi asnjëherë nuk do të gjendet një klimë miqësore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, por të paktën dy shtetet që përpiqen të ndertojnë një politikë me orientim pro europian nuk duhet t’u japin shkas ekstremistëve grekë si në rastin e Bularatit që të kapin pushkët dhe të mësyjnë policinë shqiptare, duke patur si pretekst “nderimet për ushtarët e rënë.”

Zgjdhja ma e mirë në këtë rast do të ishte shfuqizimi i marrevshjes që lejoi ndertimin e varrezave dhe nisjen e procedurave të nderimeve të fundit të ushtarëve grekë të rënë në një luftë të verbër, duke i zhvarrosur dhe cuar në atdheun e tyre, të atyre fatkëqinjëve të rënë në një konflikit të ashper, që përvece është zhvilluar në tokën shqiptare nuk ka ansjë lidhje me shtetin Shqiptar, as atë të kohës së mbretërisë të shfuqizuar nga pushtimi fashist, por dhe as me shtetin aktual shqiptar.

Nderimi i fundit që do të duhej t’u bëhej atyre viktimave të luftës italo-greke do të ishte që me dinjitet dhe meshirë të arkivoheshin dhe të përcilleshin në atdheun e tyre, ashtu sic parashikohet në rrugë portokollare sipas paraktikës nderkombëtare me një komison trepalësh Shqipëri-Itali-Greqi, duke u thënë se sa herë që do të vini në këtë tokë do t’i merrni sic shprehet Kadare tek “Gjenerali” në thasë nejloni.

Espertët e dinë se në nivel ndërkombëtar të gjitha ceshtjet e ushtrëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore janë mbyllur dhe ushtarakët e rënë janë përcjellë në vendin e origjinës, pavarësisht se ku kanë humbur jetën, ta zëmë si ushtarët grekë në vetminë e luftës dhe frikën që i ka përcjellë në momentin e fundit, ndërsa kanë parë për herë të mbarme tokën e huaj dhe malet e ashpra të Shqipërisë.

Ka qënë dashakeqësia, pafuqia dhe frika që Greqia ka ndaj shtetit Italian që ndersa ndaj Romës sillet si pulë, ndaj Shqipërisë ka mbajtur per gati 80 vjet në këmbë ligjin e luftës, kërcënime, provokacione dhe të tjera shantazhe të përhershme që nuk e nderojnë shtetin fqinj grek.

Nuk ka dyshyim që qeveria e zotit Cipras ka patur një politikë me mirëkuptuese më Shqipërinë dhe sic thotë Pangollos, e ka kuptuar se konflikti me Shqipërinë dhe fqinjët veriorë në tërësi, e con vendin helen në izolim dhe armiqësi rrethore prej së cilës humbet vetem Greqia.

Por sic duket grupet ekstremiste në atë vend nuk mund të jetojnë pa konflikte dhe armiqësi me shqiptarët, janë duke i fryrë zjarrit të urrjetjes dhe spekuluar me një veprim rutinë të policisë shqiptare si të cdo policie tjetër në botë, kur një person kusho qoftë ai kërcënon jetën, pasurinë, rendin publik dhe ekzistencen e qyterave të tjerë, aq më tepër kur kap armët edhe ndaj policisë së shtetit sic beri greko-shqiptari.

Ishte e lodhshme, raskapitëse dhe dëshpëruese konspiracioni grek për ta përfshirë policinë shëqiptare në një konflikt dhe krim me motive etnike ndaj një qyetetari shqiptaro-grek.

Vetëm pasi dolën vidiot nga qytetarë të rastësishëm, por edhe ato të regjistruara nga polica gjatë aksionit, kushdo u bind që policia shqiptare veproi si forcë e përgjegjshme profesionale, se policia shqiptare kishte konsumuar të gjitha përpjekjet e saj të parashikura në ligj për të ndaluar, carmatosur dhe neutralizuar paqësisht një njeri që kishte deklaruar disa ditë më parë në rrjetet sociale se ishte “ushtar i vorio-epririt” , “ja vdekje, ja Greqi”, etj.

Nëse në cdo shtet krimi dhe kriminelët nuk kanë etni, disa të mjerë në mediat greke apo qarqe të falimentuara si mbeturina të megali-idesë, akoma vijojnë të të gjejnë shkaqe për një frymëzim të ri antishqiptar, sic duket për të pënguar marrëveshjen e re ndërshtetëorë që do të conte sic janë shprehur zyrtarët grekë, “në heqjen e ligjit te luftës më Shqipërinë. Kjo isteri e radhës ishte një tjetër turp.

Askush në Shqipëri nuk ka ndezuar histeri antigreke edhe kur në burgjet e Greqisë janë ekzekutuar qytetarë shqiptarë që vuanin denimet në këtë shtet, edhe kur shqiptarë si Gramoz Palushi është vrarë vetëm pse ka festuar me flamurin kombëtar shqiptar për të kremtuar si cdo tifoz në botë fitoren e vendit të tij në një ndeshje futbolli, ndërsa përpiqen të gjejnë nacionalzimin në shtetin shqiptar.

Askush në Shqipëri nuk e ka ngatrruar as nuk e ngatrron një minotar grek kriminel, apo terrosit me gjithë komunitetin grek në Shqipëri. Per mendimin tim me përjashtime të rralla, ata janë qytetarë besnik të shtetit dhe shoqerisë tonë dhe janë integruar pa komplekse dhe pa paragjykime në jetën shqiptare.

Në fak për të vetmin gjë që nuk duhet ta akuzojë askush shtetin shqiptar historiksisht, por as edhe shtetin aktual është nacionalzimi, biles as patriotizmi.

Gjatë shtetit komunist izolimi i vetëkërkuar i diktatorit Hoxha e kishte mbyllur vendin në luftën e brendshme për pushtet dhe elemimnin e armiqve të revolucionit dhe miegjithese zotërontë një arsenal ushtrak për të luftuar edhe me NATO-n, ai nuk shpenzoi asgjë, as ideologji, as armë dhe as para për të destabilizuar Greqinë dhe as ndonjë vend tjetër të rajonit.

Shteti shqiptar demokratik gjatë 30 vjetëve të fundit, pavarësisht qeverive dhe ngjyrimeve politike, ka bërë cdo përpjekje për të nderuar maredhënje të mira me Greqinë, ndërsa ka gjetur atje politikën e kërcënimeve dhe ujdive poshtruese të imponuara me gjakftohtësi Shqipërisë.

Ndihma greke ka qënë përmanente për hyrjen e Shqipërisë në NATO apo liberalizmin e vizave në zonën Shengen, por kjo ndihmë nuk ishte sic duhet të në vertetë të jetë ndihma që vjen nga një fqinj i vogël mijëravvjecar, por si një shtet armik që përftoi nga pozita e palakmueshme e Shqipërisë në fillim të viteve 1990, dhe pastaj nga etja e Shiqpërisë për të siguruar integrimin saj në NATO dhe BE, duke kërkuar favore poshtruese për cdo ndihme të dhënë, ndryshe nga Italia fqinje dhe sidomos nga partneri ynë strategjik SHBA-të të cilat ndihmen e dhënë e lidhen vetem me demokracinë dhe forcimin e saj.

Si rregull Greqia duhet të ishte aleati dhe vendi më i afërt me Shqipërinë për njëmijë arsye që dihen, por politika që bën Athina ia imponon Shqipërisë që në politikën rajonale të afrohet me Turiqnë, jo thjesht për arsye fetare sic i interson dikujt ta vlerësojë, por vetëm strategjike.

Ministri aktual i mbrojtjes Kamenos, disa here gjatë viteve të fundit është parë në kufurin jugor të Shqipërisë të bejë deklarata kërcenuese ndaj Shëqipërisë duke deshmuar sipas tij “supërmacinë ushtarake” apo “ekonomike të Greqisë ndaj Shqipërisë.” Kjo është e pafalshme dhe sjell menjëhërë reagimin e aletëve ushtarkë të Shqipërisë së Turqia ku një këshilltar Erdoganit deklaroi edhe këto ditë se “per tre-katër oreTuriqa mbaron punë me Greqinë”, duke bërë edhe ky përshkrimin e potencialit superior ushtark të vendiit të tij ndaj Greqisë.

Shqiptarët kanë aleat strategjik SHBA-të, dhe kaq mjafton për të kërcënuar cdo armik që sheh ëndrra vorio-epirote ndaj vendit të shqiponjave, pa llogaritur forcën shkatrruese të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon ndaj cdo agresori ral apo imagjinar, si dhe rreth 3 milion shqiptarëve që jetojnë në Greqi(pa llogaritur 1 milion emigrantë ekonimkë shqiptarë) te cilët mund ta destabilizojnë vendin Helen, sa herë që të dojë Tirana.

Nuk është thjeshtë deklarata e babait të të ndjerit në Bularat që pohoi për mediat greke se i biri ra si ushtar i vorioepirit, që ai dëshironte ta bashkonte me Greqinë, por edhe shumë të tjerë në Greqi, përshirë edhe intelektualë të njohur që i kam takuar në konferenca nderkombëtare, që mendojnë se kufijtë Shqipëri-Greqi nuk janë zgjidhur akoma!!

Por a mundet se incidenti tragjik i Bularatit të ishte një prove? Ka shumë mundësi.

Ka shumë mundësi që kërkesa për rishqyrtimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të këtë nxitur ekstremistët grekë që të krijojnë një platformë të njëkohshme për rishikime në jug.

Në këto rrethana shtetit shqiptar i rekomondojmë”

1. Të anullojë marrëveshjen e varrezave, të rizhvarrosë dhe të përcjellë ushtarët grek në Atdheun e tyre.
Është shumë më e mirë për të dyja shtetet të zgjidhin këtë problem qoftë edhe permës mosmarrëveshjes se sa cdo vit të gjenden para provakacioneve që janë në gjendje jo vetëm të shkatrrojnë maredhënjet shqiptaro-greke, por edhe të nxisin një luftë të re midis vendeve.

2. Ti bëhet e qartë Greqisë se Shqipëria do të shpallë të paligjshme, paratë e dhëna, donacionet dhe investimet sekrete nga shteti grek për qëllime asimilimi, fetare, etnike etj, tek të ashtuquajturit homogjen, vorio-epirotë etj, per rekurtim individësh, mediash, politikanësh dhe rretheve mediatike me ndikim, që shkojnë në favor të helenizimit te vendit.
3. Të detyrojë me ligj kishen autoqefale ortodokse shqiptare të kryejë të gjitha predikimet fetare në gjuhen shqipe. Po kështu edhe për komunitet e tjera fetare.
4. Të ngrijë cdo marrëveshje me Greqinë, përfshirë edhe atë të detit, pa hequr ligjin e luftës me Shqipërinë.
5.Te përpiqet që me dialog të dyanshëm, të arrijë një marrëveshje të re të partneritet strategjik, e cila të ketë në dhelb partneritetin reciprok dhe dinjitetin e secilit shtet dhe shoqerive përkatëse./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A janë varrezat e ushtarëve grekë provokim për një luftë të ardhshme shqiptaro-greke
A janë varrezat e ushtarëve grekë provokim për një luftë të ardhshme shqiptaro-greke
https://2.bp.blogspot.com/-cYc6SEPT-ZU/W99RtPNNYJI/AAAAAAAAahI/DrcuRtURaccrgfK2gyQ0o8ZB1gDHndjywCLcBGAs/s320/a4ab402023c75cc1a4898f6171ad39ca_L.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-cYc6SEPT-ZU/W99RtPNNYJI/AAAAAAAAahI/DrcuRtURaccrgfK2gyQ0o8ZB1gDHndjywCLcBGAs/s72-c/a4ab402023c75cc1a4898f6171ad39ca_L.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/a-jane-varrezat-e-ushtareve-greke.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/a-jane-varrezat-e-ushtareve-greke.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy