A po tërhiqen turqit nga aeroporti i Vlorës?

Nga Sabina Veizaj dhe Mentor Kasa

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”. Me këto fjalë, Kryeministri Edi Rama njoftonte më 4 shkurt të 2017 në rrjetet sociale qëllimin e vizitës së radhës në Turqi.

Thuajse një vit më vonë, pra në janar të 2018, po përmes rrjeteve sociale, Kryeministri njofton se Qeveria kishte marrë interesimin e një konsorciumi kompanish turke për të ndërtuar aeroportin e ri. Në fund të janarit, projektligji që e autorizonte Qeverinë që të niste negociatat me kompanitë private u kalua në Komisionin e Ekonomisë dhe u shndërrua në ligj në seancën plenare të radhës.

Në këtë ligj, Qeveria shqiptare niste negociatat me konsorciumin e kompanive turke, Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, si dhe dilte garante për t’u siguruar fitimet e parashikuara nga kompanitë në fjalë, për fluksin e munguar të fluturimeve. Nën këto terma, Qeveria shqiptare dhe sipas parashikimeve, qeveria shqiptare do të derdhte rreth 2.5 mln euro çdo vit në llogaritë e këtyre kompanive.

Aeroporti do të ndërtohet në zonën e Akërnisë, 10 kilometra larg rrugës Fier-Vlorë dhe projektohet edhe më i madh se aeroporti i Rinasit. Bisedimet me kompanitë nisën dhe u parashikua që të zgjatnin 3 muaj. Në to, qeveria shqiptare pajtoi një konsulent për ta ndihmuar në hartimin e kontratës. Vetë Kryeministri Edi Rama deklaroi se në muajt e verës do të niste puna në terren.

Por, më 1 shtator Kryeministri deklaronte se negociatat vazhdonin. Si përfaqësues i kompanive turke në Shqipëri ishte vendosur Sinan Idrizi. Ky i fundit deklarohej optimist se punimet për aeroportin do të nisnin brenda muajit shtator. Shtatori iku, bashkë me të tetori dhe tani jemi në nëntor e punimet në terren jo vetëm që nuk kanë nisur, por negociatat vazhdojnë ende dhe sinjalet se puna do të nisë brenda një kohe të shkurtër janë negative.

Gjatë raportimit për projekbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ministri Damian Gjiknuri foli edhe për çështjen e aeroportit të Vlorës. Përveçse nuk dha afate, deklarata e tij vendos në mëdyshje edhe që kjo vepër të ndërtohet nga konsorciumi i kompanive turke.

“Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport”, deklaroi ndër të tjera, ministri Gjiknuri.

Ai thotë se janë parashikuar hapësirat buxhetore nga Ministria e Financave për të ndërtuar këtë aeroport sipas skemës partneritet publik-privat.

Çfarë po ndodh me turqit?

Kompanitë turke me të cilat po negociohet janë të njëjta që ndërtuan aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit, që kapi një vlerë prej 22 miliardë eurosh. Në qendër të konsorciumit është kompania “Cengiz Construction”, me pronar shtetasin turk, Mehmet Cengiz.

Cengiz ka përfunduar disa herë në qendër të mediave turke dhe atyre ndërkombëtare, për lidhjet e forta me Presidentin Erdogan. Gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung ka raportuar se nga momenti që Erdogan u ngjit në pushtet në vitin 2002, Mehmet Cengiz ka fituar mbi 50 miliardë dollarë tendera, ose më shumë se 3 miliardë në vit.

Për gazetën gjermane, Mehmet Cengiz është pjesë e një grupi biznesmenësh pranë Erdoganit, që njihen si “Tigrat e Anadollit”, ndërsa amerikania “Washington Post” thotë se Mehmet Cengiz është mishërimi më i mirë i sistemit klientelist në Turqi.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan merr nje dhurate simbolike nga biznesmeni, Mehmet Cengiz

Në vitin 2012, kur Cengiz së bashku me dy kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertë për Aeroportin e Vlorës fituan kontratën për aeroportin e Stambollit, Prokuroria turke lëshoi urdhra ndalimi për Mehmet Cengiz dhe disa biznesmenë të afërt me Presidentin Erdogan. Ata u dyshuan për korrupsion dhe abuzime me disa kontrata, përfshirë atë të Aeroportit të Stambollit. Por, urdhrat e arrestit të prokurorisë turke nuk u zbatuan nga policia. Vetë Erdogan, në atë kohë Kryeministër, e quajti përpjekjen si një grusht shteti.

Pra, kuptohet lehtësisht se Mehmet Cengiz është një njeri i afërt me Presidentin Erdogan dhe pyetja që ngrihet edhe në rastin e aeroportit është ajo që Gazeta “Si” solli para disa ditësh për “Air Albanian”. Pra, a kanë ngecur negociatat për aeroportin e Vlorës për shkak të çështjes së gylenistëve?

Gjatë vizitës së fundit zyrtare në Tiranë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e shprehu hapur pakënaqësinë ndaj Tiranës, kur tha se Ankaraja kishte dorëzuar listat me personat që akuzonte si terroristë dhe kërkonte për autoriteteve shqiptare që të vepronin duke i arrestuar dhe ekstraduar drejt Turqisë sa më parë.

Ministri per Evropen dhe Punet e Jashtme, Ditmir Bushati gjate nje takimi me Ministrin e Jashtem te Turqise, Mevlut Cavusoglu ne Tirane. Foto LSA

Por, misteret mbulojnë më fort kompaninë e parë ajrore shqiptare, “Air Albania”. Është regjistruar më datë 13 shtator 2018 në Qendrën Kombëtare të Biznesit me tre kompani ortake. Turkish Airlines zotëron 49 për qind të aksioneve, kompania private shqiptare, MDN Investment 41 për qind të tyre dhe kompania shtetërore shqiptare, Albcontrol, 10 për qind.

Si një prej ortakëve të “Air Albanias”, Gazeta “Si” kontaktoi me Albcontrol për të mësuar se në çfarë faze është puna. Laureta Omeri nga Albcontrol na thotë se vetë Albcontrol, nuk ka “kompetenca për të folur dhe për këtë duhet t’i drejtoheshim kompanisë “Air Albania”. Pyetja që ngrihet: kush e përfaqëson shtetin shqiptar tek Air Albania, kur Albcontrol s’paska kompetenca për të folur për këtë temë?

Me shpresën se do të gjenim ndonjë informacion të vlefshëm, iu drejtuam “Tirana International Airport”. Arlinda Çausholli nga TIA na thotë se TIA vetë nuk ka asnjë dijeni. “Pyesni tek Albcontrol që është përfaqësuesi shtetëror dhe Ministria e Infrastrukturës”, deklaroi ajo.

Pas kësaj, kontaktuam me Autoritetin e Aviacionit Civil. Zëdhënësi i këtij autoriteti, Arbër Hitaj përcjell deklaratën e bërë nga Kryeministri, Edi Rama.

“Sipas Kryeministrit, po vazhdon procedura e fluturimeve test dhe mund të vazhdojë deri në fund të vitit. Procedura është normale dhe do ta shikoni që do të jetë një kompni serioze. S’ka datë zyrtare se sa do të zgjasin testet”, shprehet ai.

Pranë Autoritetit të Aviacionit Civil dorëzohen planet e fluturimeve dhe deri më tani, “Air Albania” nuk ka dorëzuar asnjë plan fluturimesh.



Burimi: gazetasi.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A po tërhiqen turqit nga aeroporti i Vlorës?
A po tërhiqen turqit nga aeroporti i Vlorës?
https://3.bp.blogspot.com/-ogCXLI_J-5Q/W-XXech5-FI/AAAAAAAAasA/DYGwMMHe3y49ok6ljzTiWXWZTzVB0hHuQCLcBGAs/s640/1532824347_autoaeroportivlore696x3721532785175-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ogCXLI_J-5Q/W-XXech5-FI/AAAAAAAAasA/DYGwMMHe3y49ok6ljzTiWXWZTzVB0hHuQCLcBGAs/s72-c/1532824347_autoaeroportivlore696x3721532785175-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/a-po-terhiqen-turqit-nga-aeroporti-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/a-po-terhiqen-turqit-nga-aeroporti-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy