Ajri i ndotur po i vret Shqiptarët

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, 3700 persona kanë vdekur nga ajri i ndotur

Gjatë së enjtes, cilësia e ajrit është e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vlera e AQI’së është 103, vlerë kjo e cila mund të paraqes rrezik për njerëzit të cilët kanë probleme me shëndetin.

Por problemi me ajrin, nuk kufizohet vetëm në këtë ditë. Ai ka qenë aktual gjatë viteve.

E ky ajër, ka shkaktuar deri tani 3700 vdekje të njerëzve në Kosovë, përkatësisht 0.2% të popullsisë. Kjo sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Europë-2018”, informacione të cilat i referohen vitit 2015.

Numri i vdekjeve është matur në raport me popullsinë, e duke pasur parasysh numrin më të vogël të banorëve në vend, Kosova prin në listën e vdekjeve nga ndotja e ajrit në raport me popullsinë në Evropë.

Në Serbi, ky tregues është 0.18% (rreth 13 mijë vdekje) dhe në Maqedoni 0.14% e popullsisë (3,000 vdekje), duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë.

Shqipëria, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ajri i ndotur, që llogariten në 1400 persona në vit, ose 0.05% e popullsisë, duke u renditur e 29-a në Europë, nga 37 shtete gjithsej.

Në vlerë absolute, vdekjet më të mëdha janë në Gjermani dhe Itali, përkatësisht 62.3 mijë dhe 60 mijë persona. Megjithatë kjo shifër e lartë flet për shtete me shifër të lartë të popullësisë, gjithashtu.

Nëse llogariten vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit për 100,000 banorë, vende si Bullgaria, Rumania dhe Hungaria e kanë këtë tregues shumë më keq.

Transporti rrugor është një nga burimet kryesore të Europës për ndotjen e ajrit, sidomos të ndotësve të dëmshëm si dioksidi i azotit dhe grimcat, sipas ‘Cilësia e ajrit në Europë – raporti i vitit 2018’ nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

Ndotja e ajrit gjithashtu ka ndikime të konsiderueshme ekonomike, shkurtim të jetës, rritjen e kostove mjekësore dhe reduktimin e produktivitetit nëpër ekonomi gjatë ditëve të punës të humbura për shkak të shëndetit të sëmurë. Ndotja e ajrit gjithashtu ndikon negativisht në ekosistemet, duke dëmtuar tokën, pyjet, liqenet dhe lumenjtë dhe duke reduktuar rendimentet bujqësore./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ajri i ndotur po i vret Shqiptarët
Ajri i ndotur po i vret Shqiptarët
https://1.bp.blogspot.com/-i2Ic1gePMWA/W-csUAFXquI/AAAAAAAAawU/DwCvRjjiP4s91ok3NFD6D8taJu90p2dSQCLcBGAs/s640/ajri_1541710003-9578601.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-i2Ic1gePMWA/W-csUAFXquI/AAAAAAAAawU/DwCvRjjiP4s91ok3NFD6D8taJu90p2dSQCLcBGAs/s72-c/ajri_1541710003-9578601.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/ajri-i-ndotur-po-i-vret-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/ajri-i-ndotur-po-i-vret-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy