Autostrada Tiranë-Durrës, pagesa nga 2-5 euro?

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, sipas Top Channel ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë.

Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.

Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.

Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Autostrada Tiranë-Durrës, pagesa nga 2-5 euro?
Autostrada Tiranë-Durrës, pagesa nga 2-5 euro?
https://3.bp.blogspot.com/-rTDncQ671_0/W9x7vKJ6RvI/AAAAAAAAacY/FLmz67GE34AfdiRwg6W6OO1FWTXKsIZXwCLcBGAs/s640/autostrada-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-rTDncQ671_0/W9x7vKJ6RvI/AAAAAAAAacY/FLmz67GE34AfdiRwg6W6OO1FWTXKsIZXwCLcBGAs/s72-c/autostrada-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/autostrada-tirane-durres-pagesa-nga-2-5.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/autostrada-tirane-durres-pagesa-nga-2-5.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy