“Blindohet” kufiri Shqipëri-Greqi pas eliminimit të shqiptarit në Janinë

Forca të shumta policore kanë blinduar dy anët e kufirit të gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë pas vrasjes së shqiptarit nga policia greke. Burime për “Tvklan”, thonë se në vendin ku ndodhi ngjarja janë vendosur forca të shumta policore.

Në kërkim mendohet të jenë rreth 4-5 persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shqiptarit të vrarë në tokën greke pranë kufirit me Shqipërinë. Burimet thonë se policia shqiptare është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga homologët grekë. Pas sinjalizimit për bashkëpunëtorët e arratisur të shqiptarit të vrarë, policitë po krehin zonën dhe ushtrojnë kontrolle të shumta për gjetjen e tyre.

Konkretisht, në tokën greke kontrollet janë shtrirë në fshatin Vissani, kurse në Shqipëri policia jonë po kontrollon në kufirin që ndodhet pranë fshatit Pogoni. Sipas informacionit të mediave greke, një grup shqiptarësh kishin përshkuar rreth 23 kilometra përmes kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Greqisë, duke transportuar një sasi kanabisi.

Sipas versionit grek, ata u pikasën nga policia greke që patrullon kufirin jeshil pranë fshatit Vissani dhe u bëri thirrje për të ndaluar. Policia greke njofton se grupi i trafikantëve, që dyshohet të kenë qenë rreth 5-6 vetë, hapën zjarr me armë. Të shtënave iu kundërpërgjigj policia greke, e cila vrau një shqiptar. I plagosur lehtë me plagë në dorë mbeti edhe një efektiv grek.

Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit të bashkëpunëtorëve të shqiptarit të vrarë arritën të largoheshin. Dyshohet se ata mund të kenë hyrë sërish në territorin e Shqipërisë nga kufiri jeshil. Për këtë arsye po kryhen kontrolle masive nga policitë e dy vendeve.

Identiteti i shqiptarit të vrarë nuk dihet ende. Pala greke nuk ka dhënë ende informacion rreth identitetit të viktimës. Ndërsa në vendin ku ndodhi përplasja e armatosur, policia greke thotë se gjeti dhe sekuestroi 10 çanta me rreth 100 kg kanabis dhe dy kallashnikovë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2071,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,570,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Blindohet” kufiri Shqipëri-Greqi pas eliminimit të shqiptarit në Janinë
“Blindohet” kufiri Shqipëri-Greqi pas eliminimit të shqiptarit në Janinë
https://1.bp.blogspot.com/-HSb8OFhHbUc/W_md5OWdU6I/AAAAAAAAbUk/QkZaziRqlgklANmSZjAyhNLAOGtHGUQ1QCLcBGAs/s640/Screenshot_1398-640x365.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-HSb8OFhHbUc/W_md5OWdU6I/AAAAAAAAbUk/QkZaziRqlgklANmSZjAyhNLAOGtHGUQ1QCLcBGAs/s72-c/Screenshot_1398-640x365.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/blindohet-kufiri-shqiperi-greqi-pas.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/blindohet-kufiri-shqiperi-greqi-pas.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy