Blogerja italiane shkruan për Tiranën: Një bukuri tepër ekzotike

Ajo quhet Sabrina Barbante dhe është blogere e njohur për rrëfimet e udhëtimeve të saj nëpër botë. Në një nga postimet e fundit shkruan për Tiranën. “Qytet për artistët: Ja cilat janë vendet që duhen konsideruar për të jetuar, nëse merresh me art” – shkruan Sabrina. Më poshtë shkrimi i saj i plotë:

Disa gjëra tejet interesante që mund të bësh apo vësh re në Tiranë, të cilat nuk i gjen në guidë
Dhe ja ku jam, të shkruaj për Tiranën…
Nuk më dukej e vërtetë se më në fund kisha zbritur në këtë qytet, që në imagjinatën time ka pasur gjithmonë një bukuri tepër ekzotike.
Po jua them menjëherë: mezi pres t’ju tregoj për lokalet në modë, tek të cilët kam ngrënë ushqim vegjetarian dhe kam pirë birrë dhe verë vendase.
Mezi pres të shkruaj, në orët që pasojnë, për ekspozitat dhe merkatot që nuk duhen humbur.
Do ta bëj shpejt, por jo tani.
Tani nxitoj të rrëfej (e këshilloj) për gjërat që nuk i imagjinoja, për të cilat nuk kisha lexuar, që nuk kam kërkuar, por për të cilat kam ardhur dhe që ty të duhet absolutisht mendimi im për t’i parë.

Shiko pemët, përse fshihen “gjërat”
Le t’ia nisim nga ajo që do vësh re, që në qendër të Tiranës gjelbërimi urban nuk mungon. Pemë prej panje, pisha dhe lloje të tjera shumë të gjata dhe të buta që shoqërojnë rrugët e mëdha të bulevardit dhe që qëndrojnë edhe në rrugët më të ngushta të rrugës së lokaleve (Blloku dhe rrethinat).
Janë të dobishme edhe për më pak kaos dhe gaz makinash në këtë qytet që me siguri nuk ka pak trafik.
Tani shikoni lart. Shihni gjethet dhe do të vini re se ka dy nivele vizuale, të ndara nga fletët. Më poshtë, jeta vibruese e qytetit, pub-et moderne, zyrat dhe bankat.
Në pjesën e sipërme, pas gjetheve, shtëpi publike shumë të vjetra, gati në rënie, antena dhe kabllo të cilat ndërthuren gati si vargje.
Tirana është e gjallë, është një kryeqytet evropian. Por ka një të kaluar ndryshe nga pjesa tjetër e kryeqyteteve të botës, gjurmë të cilat mund të shihen ende.
Në pak vite, pothuajse me siguri nuk do të jetë më dhe qyteti do të ketë një fytyrë plotësisht uniforme me pjesën tjetër të Evropës. Pa thënë nëse është e mirë apo e keqe, është historia.
Duke parë më lart, do të shihni edhe shumë fasada të ndërtesave shumëngjyrëshe: në pritje dhe në paaftësinë momentale për t’i bërë të gjitha banesat të reja, kryebashkiaku aktual dëshironte të ngjyroste gjallërinë, freskinë dhe imagjinatën.
Dhe kujdesuni që këtu në Tiranë ajo që nuk mungon për asgjë është vetëm …

…Street art!
 
Arti i rrugës në Tiranë
Bëje këtë lojë: kërko gjithkund në qendër personazhet e tu të preferuar, të pikturuar në kasetat elektrike (në llojit siç janë kasetat e vjetra tona të Enel): kërko Einstein ose maçokun Silvestre, kërko Drugo, Pete të Portokallit Mekanik, Simpson, protagonistin e Breaking bad, Dalì dhe shumë të tjerë.
Ky është vetëm një shembull i artit të rrugës që ngjyros qytetin. Tirana është plot.

Foto “I Love Tirana”

Arti në bunker
Një tjetër gjë që nuk mungon dhe që kryeqyteti shqiptar nuk ka dashur ta eliminojë nga plani vizual i qendrës së qytetit, janë bunkerët dhe strehëzat anti-atomike. Janë disa në parkun pranë sheshit Nënë Tereza dhe pastaj janë dhe Bunk’art.
Bunkerët përdoren për ekspozita të përhershme në të cilat shpjegohet dhe kujtohet socializmi dhe dy luftërat, të cilat fillimisht u mblodhën dhe u ripunuan nga instalacionet artistike.
Ja, le të themi, pata ndjesinë e qartë se, në Tiranë, çdo pasazh historik i 100 viteve të fundit është filtruar në terapi dhe ripërpunuar nga arti. Mbi të gjitha, rinor.

Blloku, zona më shumë instagramuese pas Soho
Para se t’ju them ku të shkoni, çfarë të hani dhe çfarë të pini, doja t’ju tregoja për personin e tmerrshëm që jam dhe t’ju them se çfarë mendova kur pashë ambientet e zonës së Bllokut.
Bëhet fjalë për zonën më Instagram friendly që kam parë ndonjëherë pas Soho apo New York-ut.
90% e bareve janë një kënaqësi dhe argëtim për instagrammer si pasion apo profesion, falë interierit të bareve dhe përdorimit të ngjyrave.
Ke përshtypjen se çdo drejtues, para se të hapë një bar, ka ndjekur një kurs dizajni dhe marketingu internet / viral.

Merr një kitarë, një libër të rastit dhe shijoje në liqen, në park
Foto libraria në liqenin artificial në Tiranë
Është një park, Parku i Madh, me madhësi modeste prej 330 hektarësh, i cili strehon një liqen artificial, një palestër në natyrë e përdorur nga njerëz të aftë të të gjitha moshave (pa shaka, kam parë shtatëdhjetëvjeçarë duke bërë gjëra që ne njerëzit nuk mund t’i imagjinojmë), tavolina ku të moshuarit luajnë letra pranë këndit për fëmijë pranë një piste skateboard. Dy parqe të tjera të projektuara në mënyrë konceptuale të ngjashme i pashë në Beograd dhe Sofje.
Gjeta këto gjëra të bukura. Por gjëja që më la pa fjalë, ashtu si kjo ta marrë e mira, e dua edhe nën shtëpinë time, ishte një shtëpi qelqi me një bibliotekë, ku mund të marrësh libra dhe të lexosh, ashtu si edhe instrumentet muzikore për të luajtur diçka simpatike , pranë liqenit, ulur në pedana të vogla prej druri.
Është një iniciativë e quajtur Libr’Aria, e promovuar nga Bashkia dhe Agjencia e Parkut të Tiranës, për të ftuar sidomos më të rinjtë, për të shijuar përfitimet e leximit dhe të natyrës.
Kjo sa për fillim. Ditari i shënimeve të mia në Tiranë është plot gjëra, ndaj qëndroni të sintonizuar!

Përgatiti për botim: L. Veizi/ DITA

/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button