“Bularat”, SHISH identifikoi nxitësit e urrejtjes antishqiptare

Shërbimi Informativ Shtetëror njoftoi Policinë e Shtetit se do të kishte shfaqje antishqiptare nga ekstremistët grekë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifa. Për atë situatë, SHISH kishte evidentuar se cilët ishin drejtuesit dhe se cilët persona nuk duhet të hynin në territorin shqiptar mëngjesin e 8 nëntorit.

Ndërsa policia shqiptare kërkoi ndihmën e homologëve të saj grekë, për të identifikuar disa ekstremistë të shtetit fqinj, të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit.

52 grekë u shpallën të padëshirueshëm, por pritet që kjo shifër të rritet edhe më shumë. Si provë materiale janë siguruar pamjet filmike të publikuara nga mediat, nga vetë agjentët e Antiterrorit si edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror në terren.

Edhe pse më herët SHISH kishte skeduar disa nga anëtarët e “Agimit të Artë” si edhe të “Rinjtë e Vorio-Epirit” që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifas, përsëri policia shqiptare konkretisht ajo e kufirit nuk mundi t’i pengojë të hynin në territorin tonë.

Të shpallurit “non grata” erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri nga Athina, Livadhjaja, Patra dhe Igumenica, por disa prej tyre arritën të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit të gjelbër edhe pse urdhri ishte të mos lejoheshin të hynin në pikat e kalimit kufitar.

Ky është numri më i lartë i shtetasve të huaj të shpallur persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë. Për 11 u regjistrua procedim penal dhe hetim në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm kufiri, nxitje të urrejtjes e grindjes dhe shpërndarje të parullave që synojnë cenimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grekë ndër më kryesorët që organizuan ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifa, e më pas hodhën parulla fyese kundër vendit tonë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Bularat”, SHISH identifikoi nxitësit e urrejtjes antishqiptare
“Bularat”, SHISH identifikoi nxitësit e urrejtjes antishqiptare
https://1.bp.blogspot.com/-_j4RXK2R1-w/W-ckb1OyXJI/AAAAAAAAavM/omlbD1ItxNgGN0UiU2AwZETvljhmhG5UgCLcBGAs/s640/kortezh-1-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-_j4RXK2R1-w/W-ckb1OyXJI/AAAAAAAAavM/omlbD1ItxNgGN0UiU2AwZETvljhmhG5UgCLcBGAs/s72-c/kortezh-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/bularat-shish-identifikoi-nxitesit-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/bularat-shish-identifikoi-nxitesit-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy