Bullgarët do blejnë “Telekom Albania”?

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të telekomunikacionit “Vivacom”.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se negociatat mes grupit OTE që zotëron aksionet e Telekom në Shqipëri dhe kompanisë “Vivacom” kanë nisur ditët e fundit, megjithatë zyrtarët brenda këtyre firmave nënvizojnë se nuk janë përfundimtare pasi do të dëgjohen të gjithë ofertuesit.

Kompania “Vivacom” është në pronësi të manjatit bullgar Spas Rusev, dhe mësohet se ka bërë ofertën e dytë më të lartë pas Telekom Serbia, e cila nuk është e mirëpritur në këtë treg nga qeveria shqiptare.

Të kontaktuar zyrtarisht nga Televizionin Klan, kompania nuk jep asnjë detaj nëse është finalizuar një marrëveshje, por burime brenda saj thonë se ofertat janë me dy raunde, çka mund të bëjë që në momentin e fundit një prej ofertuesve të tjerë të japë çmim më të lartë.

Interes për blerjen e Telekom ka shprehur edhe grupi turk Çalik, por edhe këto negociata mund të kenë vështirësi për shkak të kufizimit konkurrencës që mund të krijohet në treg, pasi ata janë pronarë të kompanisë Albtelecom.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se finalizimi i një marrëveshje do të ndodhe brenda 3 muajve të ardhshëm.

Telekom Albania ka 39% të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri dhe është në pronësi të grupit grek OTE, ku së fundi shumica e aksioneve të tij është në pronësi të Deutche Telekom./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,570,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bullgarët do blejnë “Telekom Albania”?
Bullgarët do blejnë “Telekom Albania”?
https://2.bp.blogspot.com/-3T0UXHXelm4/XAGGKw8q-bI/AAAAAAAAbpE/zrXW8l4ZGhU86gNtEgNqHYRHuq7KR2EwgCLcBGAs/s640/telecom-933x445-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3T0UXHXelm4/XAGGKw8q-bI/AAAAAAAAbpE/zrXW8l4ZGhU86gNtEgNqHYRHuq7KR2EwgCLcBGAs/s72-c/telecom-933x445-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/bullgaret-do-blejne-telekom-albania.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/bullgaret-do-blejne-telekom-albania.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy