EMRAT/ ‘Bilanc lufte’?! Të pafajshëm pa armë, 170 shqiptarët që lanë kockat në Greqi

Nga Shpëtim ZINXHIRIA - A do fillojë Prokuroria e Përgjithshme e Greqisë hetimet për vrasjen e mbi 171 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm, të pa armatosur me armë, duke filluar nga vrasja e 14-vjeçarit Erion. X (8/02/1996) nga policia ne burgun e fëmijëve të Avlonës në Athinë, të Gramoz Palushit (4 shtator 2004) pse veshi një bluzë të kuqe e deri te vrasja e fundit e Pëllumb Marnikolaj (3 gusht 2016) në komisariatin e policisë nga vetë autoritetet në Ano Patisia në Athinë ?

Vrasja e fundit në Shqipëri e minoritarit Kostandin Kacifas është shndërruar në një problem vërtetë madhor për Athinën dhe Tiranën zyrtare, për politikanë dhe media në vendin tonë dhe atë fqinj. Hetimet për vrasjen e tij vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Greqisë ka bërë thirrje që të marrë pjesë në hetimet për ekzekutimin e minoritarit helen në vendin tonë.

Një hetim që lë shumë të kuptosh që një vend heton ne vendin tjetër, në një kohë kur pamjet filmike tregojnë qartë se viktima ishte me uniformë ushtarake greke dhe i armatosur me armë moderne.

Qeveria e Greqisë në vendin që të heshti dhe të presi hetimet për këtë çast hidhet në sulm duke sulmuar në radhë të parë qeverinë shqiptarë, ndërsa media dhe politikanët fajësojnë personalisht fajtor kryeministrin Edi Rama, ndërsa forcat RENEA si një njësi vrasëse me paramendim.

Kjo vrasje ndodhi në vendin e gabuar dhe në kohën e duhur duke u shfrytëzuar shumë mirë nga partitë dhe forcat ekstremiste ne Greqi, jo vetëm kaq po u politizua edhe nga vetë kryeministri Tsipras që njëkohësisht mban edhe postin e Ministrit te Punëve te Jashtme.

Vrasje e tillë ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, mirëpo, po të shikojmë anën tjetër se sa shqiptarë janë vrarë në Greqi, kronologjia na tregon se që nga viti 1992 e deri me sot janë vrarë 171 emigrantë, nga këta 97 janë vrarë nga policia dhe rojet kufitare.

Sikur të mos mjaftojë kjo, gjithashtu kemi edhe 480 fëmijë shqiptar të zhdukur në Shtëpinë Bamirëse “Agio Varvara” në Athinë në rrugën Singou Fiks. Kujtojmë se kemi edhe zhdukjen e 37 dibraneve ne ujërat greke, kemi rreth 540 raste të keqtrajtimeve të emigrantëve nga forcat e policisë, si dhe plagosje me armë.

Nëse minoritari 35-vjeçar u vra me armë në dorë nga forcat RENEA, asnjë shqiptar nga 171 të vrarë në Greqi nuk u vra me armë në dorë, apo në shkëmbim zjarri me policinë, përkundrazi ata janë vrarë pse kanë qenë ilegalë dhe pse ishin shqiptarë.

Për këto vrasje qeveria greke nuk ka mbajtur asnjë qëndrin ashtu si edhe drejtësia, përkundrazi vrasësit janë duartrokitur (pamjet filmike janë në tv greke).

Vrasja e emigrantëve në Greqi duhet të kishte ndërgjegjësuar shtetin grek, por njëkohësisht dhe shtetin shqiptar që me kohë duhet të kishin filluar hetimet rreth të këtyre vrasjeve makabre. Vrasja e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk ka të bëjë fare me kriminalitetin, por thjesht ata janë vrarë se ishin shqiptar.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.

Studimi shumë vjeçar është bazuar mbi të dhënat zyrtare të mediave greke si dhe të Organizatës Antiraciste Evropiane (YRE)

Nga studimi i viteve 1991-2010 vërehet se:

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 14 vjeç.

Për periudhën nëntor 1992 mars të 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror policia ka kryer 86 sulme, ndërsa nga qytetarët janë kryer 67 sulme. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përball 154 vrasjeve makabre.

Lista e gjatë makabre e emigrantëve të vrarë.

1991 -1 vrasje nga roja e kufirit

1992 – 12 vrasje. 5 janë vrare nga policia dhe 4 të tjerë nga rojet kufitare

1993 – 6 vrasje me armë zjarri. 4 janë vrarë nga policia

1994 – 6 vrasje me arme zjarri të kryera nga policia

1995 – 9 vrasje. 5 janë kryer me armë zjarri, ku nga këto 3 nga policia dhe 2 nga rojet kugitare

1996 – 10 të vrarë. Ku 6 prej tyre i ka vrare policia dhe 1 rojet kufitare

1997 – 14 vrasje, nga këto 10 jane kryer me arme zjarri. 10-të i ka kryer policia

1998 – 13 vrasje, nga këto 8 janë kryer me armë zjarri. 4 vrasje mbajnë vulën e policisë

1999 – 15 vrasje, nga këto 7 janë kryer me armë zjarri . 6 vrasje i ka kryer policia dhe 2 rojet kufitare

Nga viti 1992 – 1999 janë vrarë 75 emigrantë. Nga këta, 60 i ka vrarë policia si dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga vendasit

2000- 9 vrasje me armë zjarri. Të gjithë u vranë nga policia

2001- 3 vrasje të kryera me armë zjarri nga policia

2002- 3 vrasje me armë zjarri nga policia

2003- 5vrasje. 2 janë kryer me armët e policisë

2004- 6 vrasje. Policia ka kryer një vrasje

2005- 2 vrasje.

2006- 2 vrasje.

2007- 6 vrasje. 2 ka kryer policia. .

2008- 10 vrasje. Një është kryer me armë zjarri.

2009- 4 vrasje

2010- 8 vrasje. Nga këto; me armë zjarri 5. 2 vrasje i ka kryer policia.

Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit

Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.

Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.

Disa prej vrasjeve më të bujshme ndër vite të shqiptarëve në shtetin grek:

Disa prej vrasjeve më të bujshme ndër vite të shqiptarëve në shtetin grek:

Grina vrarë më 1992.

Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992.

Kuka (18 vjeç) 25/02/1995.

I.Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995.

Trocka 27/03/1995.

A.Isaku 1/05/1995.

Bikli Nëntor 1995.

. Kodra 2/12/1995.

B.Xixa (28 vjeç) 26/12.1996.

Moka Nëntor 1996.

Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996.

G.Meko (17 vjeç) 6/04/1997.

I.Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997.

Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997.

Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997.

Sefa (19 vjeç) 28/12/1997.

Fotiu 8/05/1998.

B.Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998;

Gjenci 15/06/1998.

Butka (40 vjeç) 8/11/1998.

Hoxholli Nëntor 1998.

I.Subashi 2/08/1999.

Qilari 14/02/1999.

Vekshi Mars 1999.

Vejziu 13/03/1999.

Pepa (20 vjeç) 18/03/1999.

Neta (45 vjeç) 7/04/1999.

Sufo 16/07/1999.

Xhafa (48 vjeç) Prill 2000.

Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000.

Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000.

Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001.

K. (32 vjeç) 2/11/2002.

Beso (27 vjeç) 11/05/2003.

Fati (23 vjeç) 23/08/2003

Bytyçi (18 vjeç) 23/09/2003.

Lufo (20 vjeç) Korrik 2003.

Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004.

Karo (30 vjeç) 16/09/2004.

Frroku (26 vjeç) 15/03/2005.

Braimi (39 vjeç) 8/09/2005.

Lika (24 vjeç) 2/11/2005.

Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006.

K. (20 vjeç) 15/03/2007.

Lajoti Nëntor 2007.

Kalca (18 vjeç) 15/04/2007;

Late (45 vjeç) 8/11/2007.

Zoto (20 vjeç) 1/03/2008.

Lala (24 vjeç) 22/09/2008.

Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008.

Gashi 20/04/2009.

Todi (20 vjeç) 4/02/2010.

Manko 1/06/2010.

Disa emra të policëve grekë që dyshohet se kanë vrarë emigrantët e pafajshëm (1992-2001)

Dh. Janopoulos 27/12/1992. A. Dellas 12/09/1993. A. Mesinis 20/02/1994. N. Kunapakis 9/03/1994. L. Karajanis Nëntor 1994. I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis 9/11/1992. Dh. Janopoulos 27/12/1992. A. Dellas 12/09/1993. A. Mesinis 20/02/1994. N. Kunapakis 9/03/1994. L. Karajanis nëntor 1994. I. Rigas Nëntor 1994. Papadopulos 25/02/1995. A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996. D. Spiropulu 11/11/1996. D. Trimis 10/11/1996. M. Andreopulos 8/02/1997. S. Tagaras 15/04/1997. D. Tsagrakos 3/08/1997. G. Spanidis 16/12/1997. G. Atmaxidis 6/03/1998. S. Demetriu 8/05/1998. P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999. And. Kanavas Mars 1999. Ath. Kanavas 13 mars 1999. J. Rizopulos 21/11/2001.

Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit

Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93. Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.

Po mbas viteve 2010 është policia ajo qe kryen vrasje makabre me lloj-lloj mënyrash. Konkretisht autori i krimit është për oficer policie që shërben në Parlamentin grek. I është dhënë prokurorisë së Livadhias së qytetit të Thivës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 28 tetor të 2011, ku mbas një zënie në makinë në zonën Avlona, e ka mbytur me xhupin e tij gruan shqiptare 49-vjeçare.

Më pas e ka braktisur në një zonë bujqësore të Sqimatarius, me qëllim që të kuptohej se ishte viktima e një aksidenti automobilistik. Deri më sot asnjë punonjës policie që ka torturuar dhe vrarë në mënyra nga më të ndryshme emigrantë shqiptarë nuk është dënuar nga drejtësia vendase. Duke u nisur nga këto lloj vrasjesh të ndryshme shikojmë se gjatë periudhës 1992-1999 policia ka vrarë 60 emigrantë shqiptarë, ndërsa më pas vrasjet e policëve ndaj emigrantëve tanë ka ardhur në ulje.

Nga viti 2000-2010 policia ka vrarë 33 emigrantë shqiptarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 93 shqiptarë të vrarë, duke e cuar atë më pas në 97, me rastin e vrasjes se Pellumb Marnikolaj nga vete autoritetet e ruajtjes se rendit.

Emrat e disa shqiptarëve të keqtrajtuar dhe torturuar nga policia

A.Biba, A. Caco, A. Përllalla, A. Hodi, A. Nesto, A. Allkja, A. Torkja, A. Cenika, A. Lleshi, A. Prifti, A. Metaliaj, B. Metaliaj, G. Rama, D. Troshku, D. Topallaj, D. Brakolli, E. Sula, F. Ceka, R. Bullari, S. Hallko, S. Allkja, SH. Shabani, Η? Allia, K. Rrapi, B. Meçe, M. Halimi, R. Halili, R. Pashollari, R. Saliaj, K. Rrapi, V. Mema, V. Karaj, O. Osmani, S. Gjani.

Asnjë polic nuk është dënuar për vrasjet ndaj emigrantëve:

  • Në vitin 2000 – 2001, vetëm tre policët e akuzuar për tortura dhe abuzim kanë qëndruar në bankën e të akuzuarve. Dy nga të tre të akuzuarit fitojnë lirimin, ndërsa i akuzuari i tretë u dënua me 30 muaj burgim dhe më pas 15 muaj burg me kusht.
  • Asnjë polic nuk është i gjykuar për torturat dhe vrasjet e emigrantëve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2002. Nga fillimi i vitit 2000 deri në qershor të vitit 2002, trupat gjyqësore kanë lëshuar vendime për pesë raste të të shtënave me armë zjarri nga ana e policisë.

Në dy, nga pesë rastet, janë akuzuar dy oficer policie. Kur ka gjetur fajtor oficer policie me akuzën për vrasje janë dhënë “dënime me kusht”. Njëri nga oficerët u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 4.5 vjet burg. Më vonë edhe ky (i mjeri) lihet i lirë me kusht; po të vrasë përsëri do të bëj burg jo 4.5 vjet po 9 vjet.

Deri në fund të qershorit 2002, nuk ishin akuzuar për vrasje apo tortura në asnjë roje kufitare apo ushtar në incidentet kufitare cituara në raport.

  • Sipas shifrave zyrtare, as një polic nuk është dënuar për tortura dhe vrasje dhe abuzim në detyrë të kryera nga 1996 – 2001.

Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj.

Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave. Mos vallë rrethanat e fundit na çojnë për Reciprocitet…le të shpresojmë se më në fund do të kemi një gjë të tillë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: EMRAT/ ‘Bilanc lufte’?! Të pafajshëm pa armë, 170 shqiptarët që lanë kockat në Greqi
EMRAT/ ‘Bilanc lufte’?! Të pafajshëm pa armë, 170 shqiptarët që lanë kockat në Greqi
https://1.bp.blogspot.com/-TE_jw_8gEUg/W9yZQBPlNHI/AAAAAAAAadw/oM7opGbrenIxCAEbdfmJWFwRaP8nQYJmgCLcBGAs/s320/gramozi-ne-focua-670x400.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-TE_jw_8gEUg/W9yZQBPlNHI/AAAAAAAAadw/oM7opGbrenIxCAEbdfmJWFwRaP8nQYJmgCLcBGAs/s72-c/gramozi-ne-focua-670x400.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/emrat-bilanc-lufte-te-pafajshem-pa-arme.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/emrat-bilanc-lufte-te-pafajshem-pa-arme.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy