Eurodeputetja greke “kërcënon” Shqipërinë: Me gjakderdhje nuk arrini në BE

Eurodeputetja greke, Eleni Theocharous vizituar sërish banesën e ekstremistrit grek të vrarë në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi mbi forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

Theocharous e ka konsideruar vrasjen e Katsifas si dhunim të të drejtave të njeriut “dhe se pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Katsifas besoj se kemi të drejtën të hetojmë dhe të zbulojmë të gjitha provat që lidhen me këtë histori të tmerrshme”.

Ajo ka thënë se Katsifas në vend që të vritej, mund të arrestohej dhe të çohej në gjyq

“Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin”, thotë eurodeputetja greke.

Deklarata:

E konsideroj veten një aktiviste e të drejtave të njeriut, sepse e kam kaluar jetën time duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në gjithë botën. Kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse ka dhunim të të drejtave të njeriut të minoritetit grek në këtë zonë. Dhe pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Katsifas besoj se kemi të drejtën të hetojmë dhe të zbulojmë të gjitha provat që lidhen me këtë histori të tmerrshme.

Nuk bie dakord me atë çfarë thonë mediat në Shqipëri, unë nuk jam një ekstremiste, jo një fashiste, por jam një aktiviste e të drejtave të njeriut të gjithë e dinë këtë në Parlamentin europian.

Jam duke luftuar për të ndihmuar Shqipërinë për t’iu bashkuar BE, por mesazhi im për njerëzit në Shqipëri është që me gjakderdhje nuk mund të arrini në BE, nuk mund të arrini asnjë progres në negociatat. Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin.

Përveç kësaj mendoj se ka një tjetër dhunim, ai i standardeve morale, i mbajtjes së trupit në morgun e Tiranës për kaq shumë ditë pa i dhënë asnjë informacion të afërmve se çfarë planesh kanë. Sigurisht kjo situatë e trishtë do të shkaktojë disa probleme në procesin e pranimit. Askush nuk do ta pranojë këtë mënyrë të sjelluri dhe nuk është e krahasueshme me principet dhe vlerat e BE.

Le të flasim për marrëdhënie më të mira. Qytetarët e mirë janë ata që pranojnë të drejtat e çdokujt dhe minoriteti ka disa të drejta, që duhen respektuar. Mendoj se trupi duhet t’i kthehet urgjentisht familjes për ceremoninë funerale dhe nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur në Tiranë.

Nuk mund të influencojë qeverinë e Shqipërisë që ta bëjnë këtë, por kjo sjellje do të influencojë në të gjithë anëtaret e BE. Nëse do isha në pozicionin e autoriteteteve këtu do sqaroja menjëherë pse po mbahet trupi në Tiranë. Jemi duke u përpjekur të zbulojmë atë çfarë jemi duke hetuar, por nuk kanë asnjë arsye dhe kjo është shumë e qartë. Të gjithë e dinë këtë, i gjithë komuniteti e ka të qartë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Eurodeputetja greke “kërcënon” Shqipërinë: Me gjakderdhje nuk arrini në BE
Eurodeputetja greke “kërcënon” Shqipërinë: Me gjakderdhje nuk arrini në BE
https://3.bp.blogspot.com/-1bW16tHlkAc/W99M7_TW43I/AAAAAAAAags/Wbw_kOVXpkcYSUzEDLBv9us0d-XfYSeEgCLcBGAs/s320/greke--730x377.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-1bW16tHlkAc/W99M7_TW43I/AAAAAAAAags/Wbw_kOVXpkcYSUzEDLBv9us0d-XfYSeEgCLcBGAs/s72-c/greke--730x377.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/eurodeputetja-greke-kercenon-shqiperine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/eurodeputetja-greke-kercenon-shqiperine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy