Greqia nuk është Izrael dhe shqiptarët nuk janë palestinezë

Nga Dritan Hila

Kërkesa e prindërve të Kostandin Kotsifas për praninë e një mjeku ligjor grek ishte e ekzagjeruar. Gjirokastra nuk është Mitrovica e veriut dhe minoriteti grek nuk është ai serb. Minoritarët grekë nuk kanë bërë krime ndaj shqiptarëve dhe Shqipëria nuk ka programe për spastrimin etnik të tyre, që të mund të dyshohet në vrasje me paramendim apo manipulim të provave nga autoritete shqiptare.

Kërkesa të tilla si ajo e prindërve të Konstandinit mund ti parashtrojnë vetëm organizatat ndërkombëtare, por Shqipëria nuk është një vend i pasigurtë apo në luftë që të arrihet në këtë pikë. Për më shumë vendi ynë është kampion në njohje minoritetesh dhe të drejtave të tyre, madje duke favorizuar edhe ato pakica që vështirë të plotësojnë të tilla kritere.

Gjithsesi lejimi nga shteti shqiptar i formulës së privatësisë në këqyrjen e kufomës është një hap për uljen e tensioneve. Edhe për prindërit e të vrarit do të jetë një lehtësim kur të mësojnë edhe nga mjekë grekë se djali i tyre thjesht u vra dhe nuk u mbyt me duar apo u ekzekutua në distancë të afërt, pas dorëzimit.

Por kërkesa e tyre nxjerr edhe një anë të errët të psikozës që ka ngulitur shteti dhe propaganda greke në mendjen e shumë shtetasve shqiptarë të kombësisë greke: Se shqiptari është vrasës, i pabesë, armik i grekut dhe shteti shqiptar një qënie armiqësore dhe primitive. Kjo sa i përket dy prindërve.

Sa i takon palës shtetërore greke, ajo duhet të rreshtë së përhapuri idenë se shqiptarët janë rracë dhe shtet inferior. Mjaft më me sjellje të tipit izraelit ndaj palestinezëve. Vetë shteti grek nuk duhet të kishte mbështetur kërkesën për një prezencë të organeve të tyre hetimorë, përderisa ne nuk e kemi kërkuar ndonjëherë prezencën tonë në vrasjen e mbi 70 shqiptarëve të ndodhura në tokën e fqinjit tonë. Më mirë sesa të kërkonte zgjatjen e procedurave të hetimit dhe tjerrjen e kërkesave për hetime, ndërkohë që është ndër të paktat raste të qarta e të dokumentuara, të shprehte besimin tek autoritetet shqiptare. Është koha që pozitat e arrogancës dhe reminishencave të 30 viteve të fundit të korigjohen. Greqia duhet të rreshtë së ngulituri në mendjet e shtetasve të saj qënien rracë superiore dhe e përzgjedhur, pasi nuk i kanë kushtet e suportimit të politikave të tilla.

Praktikisht fshatrat e minoritetit i janë lënë në dorë Greqisë. Shteti shqiptar është kujdesur vetëm t’iu çojë korrentin dhe të marrë pagesën. Për të tjerat mendon Greqia. Ajo mendon për ti bërë rrugët, ti sigurojë mbështetjen shëndetësore, t’iu japë pensione dhe t’iu hapë rrugët e emigracionit për punë. Madje edhe kur fondet janë të buxhetit shqiptar, përfaqësuesit e organizatave politike të minoritetit, kujdesen mos ta përmendin këtë fakt. Vetë rasti Katsifa më shumë sesa nacionalist është një rast tipik dëshpërimi ku i ndarë nga gruaja, me vështirësi punësimi në Shqipëri dhe Greqi, i pa kualifikuar për tregun e punës, ti dorëzohet ideologjive ekstremiste.

Krahas shtetit shqiptar, edhe ai grek duhet të koordinojë politikat me Tiranën dhe mos të ndjekë ato selektive. Ai duhet të vetëdijësohet se fshatrat me minoritarë nëse janë akoma të populluara, vjen për shkak të shqiptarëve që kanë nevojë për zanatet e grekëve dhe prodhimet e tyre, për natyrën dhe pamjet piktoreske të fshatrave minoritare që vizitohen nga shqiptarët. Në të kundërt, shumë shpejt do të përfundojnë si fshatrat kufitare greke që pavarësisht subvencioneve që jep Athina për mosbraktisjen, nuk banohen më. Një politikë dritëshkurtër për krijimin e ishujve etnikë do të ngjallë vetëm reagimin e indigjenëve. Idiotët e Agimit të Artë janë për të djegur ndonjë dyqan shqiptar në Athinë por jo te ngjisin dhe pushtojne malet e Epirit; dhe teoritë shovene sherbejne vetem për të marrë në qafë ndonjë fatkeq si Konstandini. Është më produktive eksperienca e një bashkëjetese miqësore dhe të ndershme. Le ta stimulojnë atë./dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Greqia nuk është Izrael dhe shqiptarët nuk janë palestinezë
Greqia nuk është Izrael dhe shqiptarët nuk janë palestinezë
https://1.bp.blogspot.com/-PPapFaDProA/W93nbu4KILI/AAAAAAAAagA/Ukk2voq8OVMKKfW2Lx5ChP38SUzS5b17wCLcBGAs/s640/Dritan-Hila-Arena-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-PPapFaDProA/W93nbu4KILI/AAAAAAAAagA/Ukk2voq8OVMKKfW2Lx5ChP38SUzS5b17wCLcBGAs/s72-c/Dritan-Hila-Arena-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/greqia-nuk-eshte-izrael-dhe-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/greqia-nuk-eshte-izrael-dhe-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy