HISTERI/ Televizionet shqiptare mitizojnë pa dashur ekstremistin Kaçifas, me orë të tëra live për varrimin

Televizionet informative live

Një histeri e paimagjinueshme televizive po ndodh tani në Bularat, aty ku po varroset ekstremisti grek Kostandinos Kaçifas i cili qëlloi me armë policinë dhe për pasojë u vra nga RENEA.

Televizionet informative si “Report tv”, “Ora News”, apo “Fax News”,  kanë rënë në “kurthin” e medieve greke të cilat ishin të interesuara ta pasqyronin sa më gjatë dhe sipas interesave të tyre këtë ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarët shqiptarë si Vangjel Dule, Vangjel Tavo, apo ish-ministri Spiro Ksera.

Vangjel Dule foli edhe në greqisht duke kërkuar të zbardhej e vërteta e kësaj ngjarjeje por askush nga gazetarët tanë nuk e pyeti Dulen se për ç’të vërtetë e kishte fjalën?!

Familjarët dhe qytetarë të tjerë ardhur nga Greqia valvitën flamurin grek dhe brohoritën: “Kostandino ti jeton, je udhëheqësi ynë”. Po kështu, grupimi i qytetarëve këndoi edhe një himn të Vorio-Epirit, momente këto që televizionet tona informative u kujdesën t’i bëjnë jehonë përmes transmetimit të pandërprerë.

Por nuk mbaron këtu! Televizionet tona po transmetojnë live edhe kortezhin drejt kishës, me viktimën në arkivol, mbështjellë me flamur grek dhe fytyrën zbuluar.

Ky “nderim” i mediave shqiptare për një ekstremist grek, nuk është parë as në rastet kur në krye të detyrës janë vrarë djem të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Vlen të përmendet se i vetmi televizion informativ që ka mbuluar në mënyrë profesionale e të kontrolluar këtë ngjarje, është News 24.

Është e habitshme se si media shqiptare po e mitizon një ekstremist kur 14 deputetë grekë akuzuan TV kombëtar STAR për lajme të rreme e manipulim të opininit publik. Madje vetë kryetari i parlamentit grek nuk pranoi kërkesën e Agimit të Artë për një minutë heshtje për Kaçifas. Televizionet tona, nuk u mjaftuan as me një e as me dhjetë minuta por me orë të tëra live, duke e kthyer të gjithën në një shfaqje të shëmtuar./ newsbomb.al

rreppp.png

fff.png

report.png

ssss.png

rrr.png

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: HISTERI/ Televizionet shqiptare mitizojnë pa dashur ekstremistin Kaçifas, me orë të tëra live për varrimin
HISTERI/ Televizionet shqiptare mitizojnë pa dashur ekstremistin Kaçifas, me orë të tëra live për varrimin
https://4.bp.blogspot.com/-3eIaXPEKhpU/W-RPtK_jH8I/AAAAAAAAapo/yx72Jaji4SAxvCREVi0KKSlQMPOQPH-5wCLcBGAs/s640/3c44293515c555ffc368bfa229fbe6a1_L.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-3eIaXPEKhpU/W-RPtK_jH8I/AAAAAAAAapo/yx72Jaji4SAxvCREVi0KKSlQMPOQPH-5wCLcBGAs/s72-c/3c44293515c555ffc368bfa229fbe6a1_L.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/histeri-televizionet-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/histeri-televizionet-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy