Historia me Greqinë, ne i ndihmuam ata na kërcënojnë me ligjin e luftës

, Historia me Greqinë, ne i ndihmuam ata na kërcënojnë me ligjin e luftës

Nga Leonard Veizi
Kjo intervistë me historianin e njohur Dr. Apostol Kotani është zhvilluar disa vite më parë dhe është botuar në gazetën Shekulli më 22.08.2013.
, Historia me Greqinë, ne i ndihmuam ata na kërcënojnë me ligjin e luftës
Dr. Apostol Kotani
– Dr. Apostol Kotani, flet për marrëdhëniet e ndërlikuara shqiptaro-greke të 200 vitet e fundit. Ai thotë se shqiptarët paraqesin një fakt interesant e të veçantë, të një kombësie që ka mbetur e pastër dhe e pa prekur, gjatë shekujve, me gjithë pushtimet që kanë pësuar nga romakët, bizantët, normandët, turqit serbët, italianët etj… Edhe lordi anglez, Fitzmaurice, me 22 korrik po të vitit 1880 ndër të tjera ka shkruar: “Vihet në dukje dhe nga hartat gjeografike të kohës, si ajo e Kieperit, megjithëse përkrahës i elementit sllav dhe i hartës së Starsfortit, sipas të cilave pjesa më e madhe e Kosopolsjes, e Metohisë, por edhe deri në vijën e Bistricës e të Drinit dhe rrethi i Lumës me Pejën dhe Prizrenin, shënohen si troje shqiptare e jo sllave. Apostol Kotani shton se dhe Z.M.Hanh prirej nga mendimi se, banorët origjinalë të këtyre trevave kanë qenë shqiptarët, që u përzunë që andej nga serbët.”Këto të vërteta i kanë pohuar edhe historianë e gjeografë grekë”.

Si qëndron e vërteta mbi termin “Vorio-Epir”?


Termi Epir ose Eperios, do të thotë sterë, tokë kontinentale, pra një shprehje gjeografike, me të cilën banorët e ishujve grekë të detit Jon, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, i kanë quajtur krahinat përballë tyre, d.m.th ato të banuara nga ilirët. Më vonë ky term u përhap dhe në krahinat e brendshme e pastaj u përmblodh në njësitë e ndryshme administrative, principatat, që u krijuan në Epir. Vetë Tuqidhidhi, një historian i lashtë grek i ka quajtur banorët e Epirit “Barbarë”, shprehje kjo, me të cilën grekët e vjetër quanin të gjitha ato popullsi që nuk ishin greke “Tuqidhidhi, shënon si kufij veriorë Aharnanine. Pra ai i lë jashtë territorit grek krahinat e Epirit. Studimet dhe zbulimet arkeologjike në këto zona, përfshi edhe fushën e Dropullit, kanë zbuluar me shumicë emra njerëzish, fisesh dhe pika gjeografike me prejardhje ilire. Gjuha dhe kultura greke në brigjet e Ilirisë u përhap në gjysmën e dytë të shekullit VIII kur filloi ngritja e kolonive tregtare greke.

Kur lindi oreksi i grekëve për Vorio Epirin!?


Më të shfrenuar për idenë e Greqisë së Madhe “Megali-Idhesë” u treguan pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, duke pasur edhe mbështetjen e Rusisë, me të cilën kishin lidhje krushqie, mbreti Jorgo i Greqisë kish marrë për grua bijën e Car Aleksandrit. Kur fitoi Revolucioni Grek i 1820, ku një rol të madh luajtën një numër udhëheqësish shqiptarë, si: Marko e Kiço Boçari, Noti Boçari, Foto e Kiço Xhavella, Karaiskaqi, Anastas Gjirokastriti, Bubulina, Kollokotroni, Haxhi Mihal Dajlani, hero i Luftës së Kretës etj., qeveria greke i vuri si kusht Turqisë, për të njohur sundimin e saj mbi Shqipërinë, që ta lejonte të hapte shkolla greke e të ndërtonte kisha greke, për t’i përdorur në të ardhmen si “argument” për të paraqitur popullsinë e këtyre zonave si popullsi greke, sikurse ndodhi në të vërtetë. Kjo do të ngrinte krye në fillim të shekullit 20, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë kombëtare, kur Turqia ishte në falimentim e sipër, dhe kur fanarjotët ju kundërvunë deri edhe më terror vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës e letërsisë shqipe në shkolla dhe në kisha dhe për themelimin e Kishës Kombëtare Shqiptare. Pre e këtij terrori u bënë Papa Kristo Negovani, Vasil Ballamaci, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj.

Cilat ishin masat që ndërmorën këto qarqe?


Kur fuqitë e mëdha njohën kufijtë e shtetit shqiptar, megjithëse të cunguar, pa Kosovën, Çamërinë e vise të tjera, si në Veri-Lindje edhe në Jug, brenda territorit grek, qarqet shoviniste greke të pakënaqura nga këto vendime, shpejtuan të vinin në veprim planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Dërguan me ngut nga Greqia qindra mësues dhe ushtarakë të veshur civilë, madje edhe gra për t’u mësuar vendasve gjuhën greke dhe për të bindur me hir a me pahir të shpreheshin për bashkimin me Greqinë. Ngritën tavolina me ungjillin mbi të për të betuar shqiptarët. Ata vranë mësuesen e shkollës fillore të Leskovikut vetëm pse refuzoi të qëndiste flamurin grek. Arrestuan shumë fshatarë nga Leskoviku, Përmeti, Kolonja dhe krahina të tjera dhe i shpunë në burgjet e Janinës dhe të Gjirit, ku u bënë presion për t’i detyruar të pohonin kombësinë greke e se donin bashkim me Greqinë. Dhe pas gjithë këtyre veprimeve agresive të paprecedentë, dërguan qindra e mijëra ushtarë me uniformë dhe civilë, për të organizuar të ashtuquajturën “Kryengritje Vorio-Epirote për të kërkuar bashkim me Greqinë.” Dhe kur popullsia vendase, i kundërshtoi e rrëmbeu armët për të mbrojtur nderin, dinjitetin, gjuhën dhe paprekshmërinë territoriale, grekët ju sulën fshatrave të Kolonjës, Leskovikut, Përmetit, Tepelenës, Kurveleshit, Skraparit etj., me zjarr, hekur e terror të pashembullt.

Sa masakra u bënë në këtë kohë?


Ata dogjën dhe masakruan jo pak, por 300 fshatra, përfshi edhe qytetin e Leskovikut me 2200 ndërtesa dhe qindra njerëz, burra, gra, fëmijë e pleq u masakruan, sidomos në Panarit, Hormove, Kuqar etj.. Dhjetëra gra, madje edhe shtatzëna, edhe vajza e plaka u përdhunuan dhe pastaj u masakruan. Për të gjitha këto një tablo rrëqethëse do të gjeni në Librin e Papa Kosta Tomorit nga Leusa e Përmetit me titull “Barbaritë Greke në Shqipëri”, botuar më 1917 në SHBA, si dhe librin studimor “Qëndresa Popullore përballë Agresorëve Grekë” 1912-1916 si dhe në shtypin e kohës: “Përlindja e Shypnisë”, “Dielli”, “Iliria” etj. Më 14 shkurt 1914 agresorët grekë hynë në Korçë dhe filluan reprezaljet kundër patriotëve. Kështu vranë Papa Spiron, me 2 prill vranë priftin Nastas Spiro Trebickën, dogjën të gjallë priftin Gjikë Spiron etj.. Kur fuqitë e mëdha i dhanë ultimatum qeverisë greke për të larguar forcat ushtarake nga Korça dhe qytetet e tjera të pushtuara ushtarakisht, ajo i tërhoqi ushtritë e rregullta drejt jugë-perëndimit të vendit, por la aty një numër ushtarakësh të maskuar, gjoja të sëmurë në spital. Por pa u larguar mirë ushtarët, peshkopi filogrek Gjermanos u ra kambanave dhe u bëri thirrje të “sëmurëve” të flaknin tej çarçafët e të rrëmbenin pushkët për të ripushtuar qytetin. Ndërkohë 100 “dezertorë” erdhën natën dhe u bashkuan me ta dhe pushtuan lagjen Varosh dhe bashkinë e qytetit. Të nesërmen erdhën edhe 300 ushtarë të tjerë, pushtuan kishën dhe ngritën flamurin grek. Mitropolia shpalli menjëherë “bashkimin e Korçës me Greqinë”. Me 24 korrik 1914 hynë edhe një numër oficerësh gjoja dezertorë si majori Vardha, Kondul i Ngavanis, Papa Kostas etj. Dhe filluan plaçkitjen e dyqaneve e të banesave të myslimanëve, vrasjet dhe përdhunimet (shih veprën e Petro Harizit)

Cili ishte reaksioni i kundërt ndaj masakrave?


Menjëherë u vunë në lëvizje çetat patriotike të Themistokli Gërmenjit, Sali Butkës, Gani Butkës, Mendu Zavalanit,Vangjel Gjikës, Kajo Babienit, etj., lufta e të cilëve i detyroj ushtritë greke të tërhiqeshin nga qyteti. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në juge-perëndim të vendit hynë forcat italiane, ndërsa në Korçë me 18 tetor 1916, hynë trupat franceze, pjesë e Armatës së Lindjes. Në këtë kohë Themistokli Germenji me Sali Butkën, Kajo Babjenin dhe patriotë të tjerë koordinojnë veprimet e marrin masa për t’u dalë përpara rreziqeve të copëtimit të Shqipërisë, krijojnë Komitetin e Mbrojtjes, rrethojnë qytetin me forca të armatosura e hynë në bisedime me francezët. Komanda franceze emëroj në funksione shtetërore për mbajtjen e rendit Kolonelin De Kuen, i cili ishte përkrahës i shqiptareve dhe largoi prefektin grek të Venizellosit. Me 10 dhjetor 1916 Korça shpallet si “Republika Autonome e Korçës”, në krye të së cilës vihet patrioti Themistokli Gërmenji. Sa qëndroi koloneli De Kuen punët në Korçë shkuan normalisht. Por më pas vendin e tij e zuri një kolonel pro-grek dhe antishqiptar i cili me 1917 e arrestoi Themistokliun e dërgoi në Selanik ku ju bë gjyqi dhe u dënua me vdekje, me pushkatim, me 7 dhjetor 1917. Por edhe pas kësaj shovinistet greke nuk hoqën dorë nga synimet e tyre për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës.

Sipas historianit


Grekët mbajnë ligjin e luftës me shqiptarët


“Në dhjetor 1918 me mbarimin e Luftës I Botërore e në prag të Konferencës së Paqes që do mbahej në Paris më 18 janar 1919 nga 5 fuqitë e mëdha SHBA, Angli, Francë, Itali e Japoni qeveria greke me anë të një memorandumi kërkoj aneksimin e Korçës e Gjirokastrës dhe kur nuk ju pranua nga fuqitë e mëdha dhe kundërshtimi i vendosur i delegacionit shqiptar, Greqia hyri në marrëveshje me Italinë dhe në marrëveshjen me dy kryeministrat të 19 korrikut 1919, që mori emrin Marrëveshja Titoni-Venizellos, sipas të cilit Italia binte dakord që Greqia të merrte Korçën dhe Gjirokastrën, kurse Italia të merrte Vlorën dhe të drejtën e protektoratit mbi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por lufta e forcave patriotike shqiptare u a prishi këto plane Italia u detyrua me luftën e Vlorës të largohej nga trojet shqiptare. Me gjithë këto të këqija materiale, morale e njerëzore rrëqethëse, populli shqiptar asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim hakmarrës ndaj popullsisë greke. Këtë e vërtetoj më së miri edhe periudha e agresionit fashist kundër Greqisë, i 28 tetorit 1940, të cilin populli shqiptar jo vetëm e dënoj por edhe e sabotoj, sikurse shprehen edhe vete personalitet më të larta italiane si Musolini në letrën që i drejtonte Hitlerit, etj.. Por ajo që është më domethënëse populli shqiptar, megjithëse i kishte të freskëta mizoritë e tyre, ushtritë greke që hynë në territorin shqiptar, ndonëse të pa dëshiruar e pa leje nga autoritetet shtetërore shqiptare, i mbajti e i trajtoi si jo më mirë, i strehoi, i furnizoi, u shëroj plagët dhe sëmundjet, i ndihmoj me kafshë transporti dhe me informacione etj. Krejt ndryshe u sollën autoritetet greke me popullsinë shqiptare të Çamërisë. Masakra te tmerrshme e dëbime masive u përdorën kundër tyre. Ne Arkivin e Shtetit gjendet dokumentacion i gjerë për këto, sa i tmerrshëm aq edhe i dhimbshëm. Po si ja shpërblyen autoritet greke këtë qëndrim? Mbajnë ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, u përpoqën të pengonin pranimin e Shqipërisë në OKB, e filluan provokacionit nga vera e vitit 1946, të cilat në gusht 1949 u shtrinë në gjithë vijën e kufirit nga Saranda deri në Devoll dhe morën trajtën e një agresioni ushtarak. Por lufta heroike e ushtrisë popullore i detyroi të tërhiqeshin nga kishin ardhur. Në përmendoren e ushtarit të pa njohur, ngritur përballë ndërtesës së Parlamentit grek, kushtuar ushtareve të rënë në Luftën Italo-Greke, në mbishkrim thuhet se këta dhanë jetën për mbrojtjen e qyteteve heleniste!”, thotë historianin e njohur Apostol Kotani.
, Historia me Greqinë, ne i ndihmuam ata na kërcënojnë me ligjin e luftës/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button