“Independent”: Vendlindja e Rita Orës, ja ç’duhet të vizitoni në Prishtinë

E mirënjohura britanike “Independent” i ka kushtuar një tekst qytetit të Prishtinës, ku sugjeron vende të ndryshme për t’u vizituar në kryeqytetin e Kosovës. Mes tjerash, aty përmenden objekte të ndryshme kulturore dhe vende për t’u argëtuar dhe për ta kaluar kohën, transmeton Gazeta Express.

Ju mund të mos e besonit sikur t’i shihnit pamjet e Kosovës në vitin 1999, por në ditët e sotme kryeqyteti i saj, Prishtina, njihet për kafetë e mira dhe mikpritjen e ngrohtë. Në vendlindjen e Rita Orës ende janë të dukshme ndikimet e periudhës otomane. Është një nga vendet e pakta ku mund të udhëtoni për vetëm tri orë nga Londra dhe do të ndiheni sikur keni shkuar në një vend shumë të largët. Nuk është për t’u habitur që “Lonely Planet” e ka vendosur Kosovën në top 10 vendet evropiane që duhet vizituar në vitin 2018.

Si një qytet plotësisht i qasshëm për t’u shëtitur në këmbë, Prishtina është vend i përshtatshëm për udhëtim të ngadalshëm dhe të shtendosur, duke pirë kafenë e mrekullueshme “makiato” ose verërat dhe birrat vendore, me ç’rast do të keni kohë të mjaftueshme për të parë gjëra të bukura në qytet. Në mëngjes mund të shohësh familje duke shëtitur nëpër sheshin më të famshëm, “Nënë Tereza”. Në mbrëmje mund t’i dëgjoni thirrjet për lutje që vijnë nga “Xhamia e Madhe” e shekullit XV.

Një vend që duhet ta vizitoni është “Muzeu Etnologjik”, i ndërtuar me shtëpi të shekullit XVIII dhe XIX, të vendosura në një kopsht me formë të rrallë, ku mund të gjeni edhe udhëzime për të vizituar vende tjera. Hyrja në këtë muze është falas.

Pak kilometra larg Prishtinës, gjendet kopshti i arinjëve, një vendbanim i duhur natyror i cili është strehim për 19 arinjë të shpëtuar nga mbajtja e paligjshme e tyre në restorane të ndryshme të Kosovës. Një ecje me familje apo me miq përreth parkut do t’ju japë pamje të arinjëve duke pushuar apo duke lozur.

Në Prishtinë ka vende të mrekullueshme ku mund t’i shijoni ushqimet tradicionale, por edhe specialitete të ndryshme nga kuzhinat e huaja.

Ndoshta ndërtesa më interesante që do ta shihni në Prishtinë është ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Stili i kësaj ndërtese është një përzierje e stilit bizantin dhe islam.

Përshëndetjet e shqiptarëve të Kosovës janë të gjata dhe të hollësishme. Mos u befasoni nëse ju pyesin për shëndetin, familjen dhe sidomos nëse jeni lodhur apo jo, sepse kjo nuk është kritikë për pamjen tuaj, por thjesht përgjigjuni me “jo”./ZgjohuShqiptar.info

 

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Independent”: Vendlindja e Rita Orës, ja ç’duhet të vizitoni në Prishtinë
“Independent”: Vendlindja e Rita Orës, ja ç’duhet të vizitoni në Prishtinë
https://3.bp.blogspot.com/-xxanZpvoN7w/W-CHvrGtSjI/AAAAAAAAais/v-4e1qY2AJo28KRGebqTO9ky5ihYQ3nKACLcBGAs/s640/11329836673_a7a51a3f39_b-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-xxanZpvoN7w/W-CHvrGtSjI/AAAAAAAAais/v-4e1qY2AJo28KRGebqTO9ky5ihYQ3nKACLcBGAs/s72-c/11329836673_a7a51a3f39_b-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/independent-vendlindja-e-rita-ores-ja.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/independent-vendlindja-e-rita-ores-ja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy