Kërkohet që taksa ndaj Serbisë të mos aplikohet edhe për barnat

Shoqata e distributorëve të barnave të Kosovës vlerësoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjë Hercegovinës, nuk duhet të vlejë edhe për produktet farmaceutike, shkruan Express.

Kryetari i kësaj shoqate, Milaim Abdullahu, këtë e bazon në procedurat paraprake për regjistrimin e këtyre produkteve në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, raporton KTV.

Sipas tij, importi i përgjithshëm i produkteve farmaceutike nga këto dy shtete brenda vitit është deri në 7 milionë.

Ndërkohë, zyrtarë të Odës Farmaceutike e Kosovës kanë thënë se pa u bërë një analizë se cilat janë alternativat për produktet që vijnë nga Serbia nga prodhuesit vendorë apo prodhuesit e shteteve të tjera nga rajoni që janë të regjistruara nga AKPPM-ja, nuk mund ta dinë se cili do të jetë ndikimi i taksës.

“Ne shpresojmë që të mos kemi mungesa të barnave në barnatore, por mbetet një shqetësim se çmimet e tyre mund të rriten për shkak të aplikimit të taksave. Prandaj, ne do ta analizojmë me kujdes këtë situatë dhe do ta shohim se cilat do të jenë alternativat për të shmangur pasojat të cilat mund t’i kenë pacientët dhe shëndeti publik”, ka thënë Arianit Jakupi, kryetar i OFK-së.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar mori vendim që taksën ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës, nga 10 % sa ishte, ta rrisë në 100%./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kërkohet që taksa ndaj Serbisë të mos aplikohet edhe për barnat
Kërkohet që taksa ndaj Serbisë të mos aplikohet edhe për barnat
https://1.bp.blogspot.com/-v6Zdvx68H58/W_wOGoR-ctI/AAAAAAAAbdU/33Ag9inHAlsLQJs251B2KMPOGYwgYmozQCLcBGAs/s640/far_1543170342-5702220-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-v6Zdvx68H58/W_wOGoR-ctI/AAAAAAAAbdU/33Ag9inHAlsLQJs251B2KMPOGYwgYmozQCLcBGAs/s72-c/far_1543170342-5702220-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/kerkohet-qe-taksa-ndaj-serbise-te-mos.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/kerkohet-qe-taksa-ndaj-serbise-te-mos.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy