Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, përçmues të turqve e grekëve, guximtarë dhe të etur për liri

Nga Aurenc Bebja*, Francë
Në librin francez “Le Voyageur de la jeunesse dans les quatre parties du monde.”, të autorit Pierre Blanchard, botuar në shtëpinë botuese “Le Prieur – Paris, 1806”, gjejmë një shkrim të veçantë, më saktësisht në faqen n°37, ku flitet për trimërinë, virtytet dhe zakonet e shqiptarëve të Paramithisë.

Në këtë vepër, paramithiotët përshkruhen si njerëz guximtarë, të etur për liri, që përbuznin si turqit ashtu edhe grekët. Pavarësisht se ishin shumicë myslimane, feja tek ata kishte shumë pak rëndësi. Organizimi i klaneve dhe përdorimi i armëve ishin dy çështje themelore për ekzistencën e tyre. Në fund të shkrimit gjejmë dhe një mesazh drejtuar asokohe grekëve dhe turqve.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Në mesin e shqiptarëve, mund të dallojmë ata të Paramithisë, ku guximi dhe dashuria e tyre për liri, i bëjnë turqit që të dridhen. Qyteti i tyre gjendet dymbëdhjetë milje (vende) larg Janinës; ata zotërojnë një territor me një perimetër prej dymbëdhjetë miljesh dhe mund të dërgojnë në fushëbetejë 20.000 burra.

Ata, të tërhequr në male të paarritshme për çdo armik, përçmojnë turqit dhe grekët që i rrethojnë, dhe jetojnë në paqe dhe liri. Qeveria e tyre nuk ka asgjë të rregullt, por është e përshtatshme për njerëzit që jetojnë pranë natyrës : çdo familje ose grup aleatësh, që mund të quhet klan (fis), administron drejtësinë në gjirin e saj ; dhe klanet më të mëdha në numër kanë më shumë ndikim në vend për çështjet publike ; ata kujdesen që të mos vrasin një individ të një klani tjetër, sepse prindërit e tij do të hakmerren ; dhe kur derdhet gjak një herë, masakrat pasojnë njëra-tjetrën deri në zhdukjen totale të njërit apo tjetrit klan.

Zakoni i tyre, kur dalin nga shtëpia, është që të kenë më vete armët e tyre ; ata nuk qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre, pa pasur në rrip apo nën jastëk një palë pistoleta, dhe pushkën pranë shtratit.

Shumica e shqiptarëve të Paramathisë janë myslimanë, por nuk i kushtojnë rëndësi fesë së tyre, dhe sidomos nuk janë fanatikë : ata vuajnë si grekët e krishterë dhe i trajtojnë ata si vëllezërit e tyre. Madje, ata bashkëjetojnë mes tyre pa ndonjë vështirësi. Atyre u duket vera shumë e mirë, kështu s’mund të bëjnë pa të ; fjala e profetit në këtë aspekt është krejtësisht e panjohur për ta. Ata nuk hanë vetëm mishin e derrit ; por nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja janë të feve të ndryshme, ata nuk hezitojnë të gatuajnë në të njëjtën enë një copë mish derri dhe një copë mish deleje.

Ata janë shumë mikpritës ndaj të huajve që janë nën mbrojtjen e një Paramithioti; atëherë, të gjithë banorët shfaqin dashamirësinë më të madhe. Por, në të kundërt, nëse një i huaj, grek, turk ose evropian, vjen i vetëm në malet e tyre, ai kapet peng menjëherë dhe dërgohet në treg për tu shitur.

Nuk duhet gjykuar shumë kjo sjellje e dhunshme: kjo ndodh për arsye të dashurisë së tyre për të mbajtur vendin të lirë. Nëse i lejojnë të huajt që të hyjnë fare thjeshtë në shtëpitë (tokat) e tyre, ata do të dënohen shumë shpejt duke rënë nën zgjedhën e turqve ; ata veprojnë më shumë politikisht duke mbajtur gjithçka që i rrethon nën frikë dhe terror; spiuni që dëshiron të shqyrtojë anën e dobët të kufijve të tyre natyrorë, e di se ka marrë një rrezik të madh dhe se nuk do të ketë shpërblim për jetën e tij.

Nëse të gjithë grekët do të kishin guximin e shqiptarëve, Perandoria Osmane do të shihte shumë shpejt skllevërit e saj të bëheshin zotër.

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, përçmues të turqve e grekëve, guximtarë dhe të etur për liri
Libri francez i 1806: Shqiptarët e Paramithisë, përçmues të turqve e grekëve, guximtarë dhe të etur për liri
https://4.bp.blogspot.com/-GbmiFhX4jOU/W-CaUlsfPrI/AAAAAAAAajw/cn32V6A1pPYbHVXqbpLo-3w-CaSFkIhUgCLcBGAs/s640/5973564560061-681x489-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-GbmiFhX4jOU/W-CaUlsfPrI/AAAAAAAAajw/cn32V6A1pPYbHVXqbpLo-3w-CaSFkIhUgCLcBGAs/s72-c/5973564560061-681x489-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/libri-francez-i-1806-shqiptaret-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/libri-francez-i-1806-shqiptaret-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy