Në Selanik, thirrje ekstremiste: Të djegim Tiranën!, “Do e marrim Korçën dhe Sarandën!”

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar hetimet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve dhe shpërndarje të simboleve që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të kryer në bashkëpunim.

Një burim tha për Top Channel se organi i akuzës nuk ka vendosur ende nëse për veprën tjetër të referuar nga policia atë të kalimit të paligjshëm të kufirit do të ketë apo jo procedim penal. Hetimi do të kryhet ndaj 12 personave, që gjatë të enjtes në mbrëmje u shoqëruan dhe u pyetën për thirrjet antishqiptare në fshatin Bularat. Të gjithë emrat e të dyshuarve i janë lënë mbi tavolinë Prokurorisë nga Antiterrori.

Përveç referimit në Prokurori për incidentin në fshatin Bularat, antiterrori, këtu në Policinë e Shtetit do të vazhdojë të jetë pjesë e hetimeve, përderisa bëhet fjalë për vepra kundër rendit kushtetues.

Mes veprimeve të antiterrorit po tentohet të hidhet dritë nëse udhëtimi i dhjetëra shtetasve grekë në ceremoninë e varrimit t Kacifas ishte apo jo i sponsorizuar. I gjithë ky dyshim vjen nga fushata në rrjetet sociale përpara ceremonisë të këqyrura nga antiterrori, ku bëhej thirrje për një udhëtim në Bularat që më pas do të rimbursohej. Njëkohësisht si prova materiale janë të sekuestruara flamuj me mbishkrimin Vorio Epiri si edhe filmimet e agjentëve në të cilat u hodhën thirrje antishqiptare.

Pas dhjetëra orëve filmime dhe vëzhgime të antiterrorit të autorizuara nga prokuroria, të hënën organi i akuzës do të kërkojë angazhimin e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë për të përkthyer nga greqishtja në shqip parullat e hedhura në Bularat.

Por në Greqi edhe pas ceremonisë kanë vazhduar tubimet kundër shqiptarëve. Një grup personazh me parullën “Kacifas je i pavdekshëm”, bërtisnin do e marrim “Korçën dhe Sarandën”, do e djegim Tiranën”.TCH/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në Selanik, thirrje ekstremiste: Të djegim Tiranën!, “Do e marrim Korçën dhe Sarandën!”
Në Selanik, thirrje ekstremiste: Të djegim Tiranën!, “Do e marrim Korçën dhe Sarandën!”
https://1.bp.blogspot.com/-OuesCcypots/W-cmTxcvPBI/AAAAAAAAavY/_R6LSxxDW3EWU2wzAxmU2qrkKGkQ0OskACLcBGAs/s640/vlcsnap-2018-11-10-15h10m50s39.png
https://1.bp.blogspot.com/-OuesCcypots/W-cmTxcvPBI/AAAAAAAAavY/_R6LSxxDW3EWU2wzAxmU2qrkKGkQ0OskACLcBGAs/s72-c/vlcsnap-2018-11-10-15h10m50s39.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/ne-selanik-thirrje-ekstremiste-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/ne-selanik-thirrje-ekstremiste-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy