Perëndimi i kërkon Serbisë ta ndalë lobimin kundër njohjes së Kosovës

Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë një fushatë diplomatike që po arrin të ndikojë në shtetet që e kanë njohur Kosovën”.

Kështu ka deklaruar për ‘Novosti’, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke theksuar se për këtë është ankuar pala kosovare.

“Pala kosovare është ankuar te perëndimorët për mua dhe Perëndimi kërkon që ta ndaloj fushatën në mënyrë që t’i lejojmë ata të lobojnë për njohje të reja dhe të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Daçiç.

Ministri serb, i cili po supozon se shtete të ndryshme po e shqyrtojnë edhe një herë njohjen e Kosovës si shtet ka thënë se ky është një rezultat i madh i Serbisë, i cili e fakton se Kosova nuk është çështje e zgjidhur.

“Edhe kur të votohet për anëtarësimin e tyre në Interpol do të kuptohet se kjo çështje nuk është zgjidhur dhe se Prishtina ka një listë të rreme me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Mund të garantojë se pranimi në Interpol nuk do të ndodhë”.

Siç thekson gazeta, qëllimi i Serbisë është që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100 deri në fund të këtij viti.

Për lobimin e Serbisë kundër Kosovës ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’ia tërheq vërejtjen shtetit fqinj.

“Ministria e Punëve të Jashtme i vlerëson të papranueshme veprimet destruktive, qasjen dashakeqëse dhe standardet e dyfishta, që shteti fqinj Serbia po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës duke shfrytëzuar, keqpërdorur dhe manipuluar me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës”, është thënë dje në reagimin e MPJ-së./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Perëndimi i kërkon Serbisë ta ndalë lobimin kundër njohjes së Kosovës
Perëndimi i kërkon Serbisë ta ndalë lobimin kundër njohjes së Kosovës
https://3.bp.blogspot.com/-AOkx9XeB7nU/W-Bwsf-JuUI/AAAAAAAAaiM/S1Swj8HgVWEutpFvaA39HPqxX5yU7tFfwCLcBGAs/s640/kosova_dhe_perendimi-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-AOkx9XeB7nU/W-Bwsf-JuUI/AAAAAAAAaiM/S1Swj8HgVWEutpFvaA39HPqxX5yU7tFfwCLcBGAs/s72-c/kosova_dhe_perendimi-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/perendimi-i-kerkon-serbise-ta-ndale.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/perendimi-i-kerkon-serbise-ta-ndale.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy