Policia malazeze dënon shqiptarin që festoi me flamur kuqezi në Ulqin

Dje rreth orës 11:00, Sabaudin Vogliq, kishte dalë në qytetin e Ulqinit për të festuar Ditën e Flamurit kombëtar, por papritmas ai ishte ndaluar nga policia e Ulqinit dhe ishte shoqëruar për në stacionin policor të këtij qyteti për procedura të mëtutjeshme. Policia e kishte marrë në pyetje Sabaudinin lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në makinën e tij dhe më pastaj e kishte proceduar rastin për në gjykatë.
“Unë kam dalë për të shkuar në shitore me makinë dhe mbrapa e kam pa se më ndiqte një makinë e policisë ku më dhanë urdhër të ndalem. Në makinën e policisë kanë qenë disa policë brenda saj dhe aty ka dalë një polic dhe më ka kërkuar dokumentet. Polici më ka thënë se arsyeja e ndaljes është për shkak se unë e kam vendosë në makinë flamurin kombëtar, ata më kanë thanë se nuk ke të drejtë me përdor flamurin në qytet pa marrë leje dhe më kanë dërguar në stacion dhe ma kanë dhanë vendimin për të tu paraqitur në gjykatë dhe më kanë thënë se mund të dënohesh nga 2500 deri në 5000 euro”, tregon Sabaudini për indeksonline.

Shqiptari nga Ulqini tregon se u ka thënë policëve se përdorimi i flamurit kombëtar nuk është i ndaluar dhe është habitur se pse është ndaluar për një gjë të tillë.

Sipas dëshmitarëve të rastit në makinën e policisë ka qenë vetë komandanti i policisë së Ulqinit, Goran Erakoviq, dhe kjo gjë është bërë me urdhër të tij.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, përveç në komunat ku shqiptarët janë shumicë për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind. Kjo gjë si duket nuk vlen për udhëheqësit e policisë së Ulqinit të cilët nuk është hera e parë që shqiptarëve atje u ndalojnë përdorimin e simboleve kombëtare.

Ky nuk është rasti i vetëm i komandantit të Policisë së Ulqinit që përfshihet në maltretimin e shqiptarëve, ai vitin e kaluar kishte udhëhequr një operacion kontrollesh nëpër disa lokale ku i frekuentonin të rinjtë shqiptar duke i rrahur dhe maltretuar pa arsye, për këtë ka pasur reagime të ashpra nga shqiptarët atje duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe nisjen e hetimeve. Mirëpo, Goran Erakoviq po vazhdon të qëndrojë në të njëjtën detyrë dhe njëherësh vazhdon edhe maltretimin e shqiptarëve në Ulqin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Policia malazeze dënon shqiptarin që festoi me flamur kuqezi në Ulqin
Policia malazeze dënon shqiptarin që festoi me flamur kuqezi në Ulqin
https://2.bp.blogspot.com/-rhtUOpiRhb0/XAGbD409f5I/AAAAAAAAbrU/u3rR9mrDP6MPEyXvqL7KPmtDHaMK_pQ7wCLcBGAs/s640/Screenshot_76-640x376.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-rhtUOpiRhb0/XAGbD409f5I/AAAAAAAAbrU/u3rR9mrDP6MPEyXvqL7KPmtDHaMK_pQ7wCLcBGAs/s72-c/Screenshot_76-640x376.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/policia-malazeze-denon-shqiptarin-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/policia-malazeze-denon-shqiptarin-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy