“Pro Armenia”, 1901: Ismail Qemali, një burrështetas shumë popullor në Shqipëri që përndiqet nga osmanët

Nga Aurenc Bebja*, Francë
Kryeredaktori i gazetës “Pro Armenia”, Pierre Quillard, ka botuar, me 10 maj 1901, në faqen n°95, një shkrim për Ismail Qemalin, i cili, pas arratisjes të një viti më parë nga Turqia (maj 1900), nëpërmjet luftanijes angleze “Salamander”, ndiqej tashmë penalisht nga regjimi i sulltan Abdul Hamidit.

Z. Quillard ka shprehur asokohe mendimin e tij për patriotin shqiptar si dhe ka sjellë për lexuesit e “Pro Armenia” urdhër arrestin në fjalë të lëshuar kundër Ismail Qemalit.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Deri tani, Abdul Hamidi kishte vendosur ta injoronte arratisjen e Ismail Qemal Beut në Evropë, i cili u largua nëpërmjet “Salamanderit”, në vend se të shkonte në postin e tij të guvernatorit të përgjithshëm në Tripoli, ku pa dyshim atje do ta kishin vrarë. Ismail Qemal Beu ndiqet penalisht; por gazetat turke janë të kujdesshme që të mos japin detaje të hollësishme për të; ato shkruajnë qëllimisht me terma të paqarta:

“Një urdhër arresti është lëshuar kundër Ismail Qemalit, me prejardhje nga Vlora.

Ismail Qemali akuzohet për arratisjen jashtë vendit dhe për botimet subversive që ka bërë në Athinë, Egjipt, etj., kundra qeverisë perandorake.

Mandati i arrestit në fjalë urdhëron autoritetet kompetente të arrestojnë Ismail Qemalin, në çdo vend që ai gjendet dhe ta dërgojnë atë para gjykatës kriminale.”

Kështu, një prej burrështetasve më të aftë për të shpëtuar vendin, po të ishte dëgjuar, është shtyrë nga vetë “Bisha” që të marrë një qëndrim jo të zakonshëm dhe të largohet prej gjykimeve të një sovrani që e trajton atë si një rebel.

Mos vallë Hamidi ka harruar se Ismail Qemali është shumë popullor në Shqipëri?
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Pro Armenia”, 1901: Ismail Qemali, një burrështetas shumë popullor në Shqipëri që përndiqet nga osmanët
“Pro Armenia”, 1901: Ismail Qemali, një burrështetas shumë popullor në Shqipëri që përndiqet nga osmanët
https://1.bp.blogspot.com/-V--lmt32LV8/W-Cb64wAsbI/AAAAAAAAakI/Nq--gFBJWh8XYhIbEIAWwhigMxOSkBmXQCLcBGAs/s640/ismail_qemali_6422_0-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-V--lmt32LV8/W-Cb64wAsbI/AAAAAAAAakI/Nq--gFBJWh8XYhIbEIAWwhigMxOSkBmXQCLcBGAs/s72-c/ismail_qemali_6422_0-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/pro-armenia-1901-ismail-qemali-nje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/pro-armenia-1901-ismail-qemali-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy