Rama, i ashpër me BE: Neve na tregoni përralla, Serbinë e përkëdhelni

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer aspak deklaratat e forta dhe akuzat ndaj Serbisë si dhe Bashkimit Europian. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas mbledhjes mes dy qeverisë asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, Rama tha se Bashkimi Europian është duke përkëdhelur Serbinë, ndërsa neve na tregon përralla.

Rama kritikoi qëndrimin e BE për vizat, ndersa deklaroi “Por ne jemi gjallë, nuk kemi vdekur akoma”

“E papranueshme që shqiptarët e Kosovës mbahen peng nga BE. Qëndrimi i BE për vizat i papranueshëm. Por ne jemi gjallë, nuk kemi vdekur akoma. Do çojmë përpara projektin “shqiptarët për shqiptarët”. Dokumenti mes dy shteteve do krijojë vizionin strategjik deri në 2050. Do vazhdojmë të ecim në rrugën e bashkimit të shqiptarëve dhe e duam këtë bashkim nën ombrellën e BE dhe askush nuk do të na pengojë. Shqipëria synon partneritet me Serbinë, por nuk mund të kenë një fytyre me Shqipërinë, një fytyrë më Kosovën. Metohijen ta mbajnë për vetën, kjo është republika e Kosovës dhe kjo nuk negociohet më. Serbia të mos bëjë viktimën para Kosovës. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Është koha të shohim përpara. Miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, ndërsa Serbinë vazhdojnë dhe e përkëdhelin në një formë të papranueshme”, tha Rama

Por pavarësisht, tha Rama, “Shqipëria dhe Kosova do ecin krah për krah, si shqiponja dykrenare”

Kryeministri njoftoi edhe disa nga marrëveshjet e arritura mes dy qeverive shqiptare.

“Zero barriera tarifore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Do të bëhet njohja e ndërsjelltë e patentave. Tarifa 100% e vendosur ndaj Serbisë nuk është veprim ekonomik, por reagim politik dhe ftesë ndaj Serbisë për të zbritur me këmbë në tokë, për të hequr dorë nga lufta pas shpine ndaj Kosovës. Përpjekja për të penguar anëtarësimin në Interpol e papranueshme.

Nga 1 janari Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në Durrës. Unifikimi doganor do të ndodhë brenda 6 muajsh. Shqipëria dhe Kosova pa roming brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm. Do kemi një pikë fluide të kontrollit të përbashkët në kufi, sipas standardeve të BE. Do të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë, pa vonesa në dogana”, tha Rama/ZgjohuShqiptar.info


KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama, i ashpër me BE: Neve na tregoni përralla, Serbinë e përkëdhelni
Rama, i ashpër me BE: Neve na tregoni përralla, Serbinë e përkëdhelni
https://1.bp.blogspot.com/-xoFJ3JNmuAM/W_wiEdztvuI/AAAAAAAAbd8/Di_jfmQ1i2U9jSs3sJpahL0MzxNfWGTEQCLcBGAs/s640/Rama-HARADINAJ-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-xoFJ3JNmuAM/W_wiEdztvuI/AAAAAAAAbd8/Di_jfmQ1i2U9jSs3sJpahL0MzxNfWGTEQCLcBGAs/s72-c/Rama-HARADINAJ-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/rama-i-ashper-me-be-neve-na-tregoni.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/rama-i-ashper-me-be-neve-na-tregoni.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy