Rrugë nëpër botë që mbajnë emrin e Shkodrës

Qyteti i lashtë i Shkodrës jo rastësisht e gëzon atë emër të madh që ka. Nami vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës, kur qyteti u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – qëndresë që i dha edhe më shumë emër e lavdi kësaj qendre të lashtë e zulmëplotë!

Nga disa lexime dhe referenca historike u shtyva të bëj kërkime se në sa vendbanime të botës ka rrugë ose vende me emrin Shkodër?!

Shkodra njihet më shumë me emrin italian Scutari, dhe një kërkim i thjeshtë më solli si rezultat të paktën 15 qytete të botës që kanë rrugë me emrin e qendrës së njohur shqiptare:

Një nga rrugët kryesore në Venedik – apo Venecia si i thonë disa – quhet Via Scutari. Emri i kësaj udhe të vjetër e mjaft të vizituar nga turistët domethënë “Rruga e Shkodrës.” Është dëshmi e lidhjeve të hershme që qyteti shqiptar ka pasur me Republikën e Venedikut.

Në Stamboll, një lagje e tërë mban emrin Uskudar, që është variant osman i emrit Scutari. Edhe ky vend është emërtuar për nder të famës së Shkodrës, siç shënojnë kronikanët e kohës. Një tjetër provë që përforcon këtë lidhje me shqiptarët është fakti që përballë Uskudarit ndodhet lagjja Arnavutköy, që domethënë “Fshati Shqiptar.” Këto dy lagje i ndan vetëm ngushtica e Bosforit.

Londra ka gjithashtu një rrugë me emrin e Shkodrës: Scutari Road. Gjendet në një anë të vjetër dhe mjaft të pasur të qytetit.

Në hartën e një qyteti të vogël në jug të Francës gjeta tjetrën rrugë shkodrane. Në Aïcirits-Camou-Suhast ndodhet Rue Escutary. Është interesante me hulumtu më tej pse ka zënë vend emri i Shkodrës në një zonë baske përgjatë kufirit me Spanjën.

Në Hualpen (shq. Walpen) të Kilit të largët ka po ashtu një rrugë me emrin e Shkodrës, Escutari. Vendbanimi latinoamerikan ka edhe rrugë tjera me emra të qyteteve shqiptare, për të cilat kam shkruar më parë.

Por nga të gjitha vendet, Italia ka më së shumti shtigje që nderojnë Shkodrën. Po i rendis me radhë disa qytete që i gjeta: Katania, Kozenca, Milano, Massa dhe Viareggio.

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, lagjja më e vjetër dhe zona më e vizituar sot nga turistët quhet Skadarlija. Emrin ia kanë vënë banorët e dikurshëm që shpresonin që lagjja e tyre t’i ngjante sadopak Shkodrës. Janë disa kronika që shpjegojnë se përse serbët kërkonin të imitonin qendrën më të njohur të Ballkanit të kohës, Shkodrën.

Një rrugë në Zagreb është pagëzuar Skadarske Ulice. Shqip i bie “Rruga e Shkodrës.”


Via Scutari, Vedenik


Lagjja Uskudar, Stamboll


Skadarska Ulica, Zagreb


Skadarska Ulica, Beograd


Skadarlija, Beograd


Scutari Road, Londër


Scutari Road, Londër


Scutari, Massa, Itali


Scutari, Kozencë, Itali


Scutari, Katania, Itali

Escutary, Francë
Escutary, Francë

Rrugët me emra shqip në qytetin Hualpen, Kili: Ndër to dhe Escutari

Shkodra
Vetë Shkodra

Ilir Seci/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rrugë nëpër botë që mbajnë emrin e Shkodrës
Rrugë nëpër botë që mbajnë emrin e Shkodrës
https://1.bp.blogspot.com/-G26X3Yqcybc/W93lStwwA0I/AAAAAAAAaf0/3j0uw2C9eLMMtUGG6RI7WyOJHiMdVKvVgCLcBGAs/s640/skadarska-ulica-beograd.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-G26X3Yqcybc/W93lStwwA0I/AAAAAAAAaf0/3j0uw2C9eLMMtUGG6RI7WyOJHiMdVKvVgCLcBGAs/s72-c/skadarska-ulica-beograd.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/rruge-neper-bote-qe-mbajne-emrin-e_3.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/rruge-neper-bote-qe-mbajne-emrin-e_3.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy