Shënim: Faji i kujt është që derrat janë derra në këtë vend?

Nga Koloreto Cukali *Para disa kohësh lexova se një burrë me të birin, në një nga periferitë e dhimbshme të Shqipërisë i kishin prerë flokët dhunshëm bashkëshortes e nënës së tyre, për motive imoraliteti.Trishtimi rritet, kur merret vesh nga mediet se “argumenti mbi imoralitetin” ishte se u kthye vonë nga puna.Pra, një grua që punon tërë ditën (jo rrallë edhe duke sakrifikuar dinjitetin e vet) për të mbajtur dy (a më shumë) derra në shtëpi, e pret dhe fati i gërshërës sepse… u vonua nga puna!Nuk dua të merrem me çfarë thuhet a mendohet të ketë bërë gruaja por është e papërballueshme të shohësh një djalë të ri që hyn në jetë duke dhunuar të ëmën.Të kap një mllef me ta, por, faji i kujt është që derrat janë derra në këtë vend?TV DerriNë periferinë tonë, njerëzit ushqehen me bukë, qepë e televizion. Është për t’u habitur sesi periferia ku jetojnë – më saktë vegjetojnë e pastaj vdesin – burrat me gërshërë është targeti i porno-televizionit, i tallavasë e i videoklipeve shalë-jashta.Imazhi i jetës që ata përftojnë është ai i parasë e luksit që vezullon nga ekranet, i njerëzve të fortë e të rëndësishëm. Ndërmjetësi i jetës së tyre të rëndomtë dhe i asaj që shfaq TV Derri, është beu i periferisë, që mund të jetë politikan, mafioz, apo biznesmen lokal me të shkuar e të tashme të errët.Jetojnë mes një dhune verbale, fizike, parash e pushteti absolut të bejlerëve a të fortëve. Në këto kushte, derrave nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ushqehen me sedrën e tyre të rreme.Bota e derraveAjo që shoh unë është që shteti shkon tek derrat vetëm kur ka për t’u marrë vota. Policia shkon atje vetëm kur ka të vdekur, kryesisht për të mbushur formularët. Drejtësia nuk shkon atje, zakonisht çon sekserët. Shoqatat e grave shkojnë atje po të kenë fonde.E vetmja që është e detyruar të kthehet çdo natë në atë tmerr (a mund t’i vëmë faj dhe nëse bën adulter?) është një grua tullace.….*Marrë nga rubrika e autorit në Dita, Tarta T’Arta/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button