Sulmoi Ismail Qemalin, Hasan Prishtina i kërkoi dyluftim deputetit turko-arab

Në Përvjetorin e 106-të të Pavarësisë, vëmendja është zhvendosur tek figurat që shkruan historinë e Shqipërisë dhe i qëndruan përkrah Ismail Qemalit, për të siguruar shkëputjen nga Perandoria Osmane në vitin 1912.

Dhe një nga figurat më të shquara të kësaj epoke ka qenë padyshim Hasan Prishtina, kryeministri i 8-të i shtetit shqiptar dhe ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit.

Bëmat dhe ndihma e Hasan Prishtinës në procesin që çoi drejt Pavarësisë janë rrëfyer në media nga stërnipi i tij Mehmet Prishtina. Ai ka zbuluar edhe një histori pikante të stërgjyshit, duke thënë se për të mbrojtur Ismail Qemalin, Hasan Prishtina ka sfiduar në dyluftim një deputet turko-arab.

Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk përfilleshin kërkesat e tij tha: unë do ngre dhe organizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kuptoi se Perandoria Osmane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhe u kërkua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbështetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko-arab i cili debatoi ashpër me Ismail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail Beun edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kërkoi deputetit turko-arab dyluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë: Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkeqësisht nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd”, ka rrëfyer Mehmet Prishtina.

Në emisionin “Debati në Channel One” u tha se Hasan Prishtina njihet edhe si një bejler i arsimuar dhe kulturuar, pasi fliste 9 gjuhë të huaja.

Hasani kishte 3 mbiemra Prishtina, Berisha dhe Polaci. Në vitin 1908 pas mexhlisit osman ai mori mbiemrin Prishtina. Më parë kishte mbiemrin Berisha dhe më parë akoma Hasan Polaci me emrin e lagjes së familjes në Vuçiternë.

Është shumë e vështirë të vlerësohet pasuria e Hasan Prishtinës, por i gjithë shtrati i lumit të Ujmanit, të Gazividoës ishte pasuri dhe pronë e Hasan Prishtinës.

Janë me mijëra hektarë sipërfaqe që rezultojnë me dokumente sipas studiueseve që ishin pronë e tij. Është pikërisht kjo zonë për të cilën tashmë ka një debat mes Serbinë dhe për mua pa këtë pasuri Kosova nuk ka jetë. Gjithashtu Hasani kishte shtëpi në Kosovë, në Stamboll, në Tiranë dhe Selanik”, ka thënë stërnipi i tij./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sulmoi Ismail Qemalin, Hasan Prishtina i kërkoi dyluftim deputetit turko-arab
Sulmoi Ismail Qemalin, Hasan Prishtina i kërkoi dyluftim deputetit turko-arab
https://1.bp.blogspot.com/-6qEIQGkdjE0/XAGiF8qjQQI/AAAAAAAAbsY/8FsB10HglJMd57_IZ8aDE8yvaQqRsm-dwCLcBGAs/s640/AC10871418-4201-1-1200x630-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-6qEIQGkdjE0/XAGiF8qjQQI/AAAAAAAAbsY/8FsB10HglJMd57_IZ8aDE8yvaQqRsm-dwCLcBGAs/s72-c/AC10871418-4201-1-1200x630-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/sulmoi-ismail-qemalin-hasan-prishtina-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/sulmoi-ismail-qemalin-hasan-prishtina-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy