Të rinjtë duan të ikin! Gallup: Shqipëria, me normën më të lartë në botë

Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik. Por, kjo shpresë po shuhet!

“Dua të iki sa më parë. E kam menduar të iki në Gjermani”, tha një i ri shqiptar.

Sipas një vrojtim të “Gallup”, 79 për qind e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.

Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.

Por, pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre?

“Sepse nuk ka punë, sepse është shumë e vështirë jetesa”, thotë një tjetër i ri.

Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë sesa papunësia mesatare. Por, më shumë sesa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresës.

“Sepse këtu nuk ka të ardhme”, tha një e re shqiptae.

Mes të rinjve ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen në Shqipëri. Por kjo është pakica…

“Sepse po ikëm ne, kush do të qëndrojë këtu?”, tha një i ri.

Largimi i të rinjve po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka pasoja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të rinjtë duan të ikin! Gallup: Shqipëria, me normën më të lartë në botë
Të rinjtë duan të ikin! Gallup: Shqipëria, me normën më të lartë në botë
https://4.bp.blogspot.com/-vDKAxaPEmMg/W-RzLDASf9I/AAAAAAAAaqQ/zPBS50WHEp0s3NXmfIZBbYIDgXRef3KrACLcBGAs/s640/aaa_5.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-vDKAxaPEmMg/W-RzLDASf9I/AAAAAAAAaqQ/zPBS50WHEp0s3NXmfIZBbYIDgXRef3KrACLcBGAs/s72-c/aaa_5.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/te-rinjte-duan-te-ikin-gallup-shqiperia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/te-rinjte-duan-te-ikin-gallup-shqiperia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy