“Thikë pas shpine Kosovës”, vizita e Kurz zbeh shpresat për vizat

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.

Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm. Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.

Ajo që do të duhej të ndodhte dhe ajo çka unë mund ta komentoj është që Austria ka presidencën e BE-së tanimë, dhe ajo është shteti që duhet ta vendos në agjendën e vet temën e liberalizimit. Unë mendoj që në momentin kur tema është në votim, unë jam shumë optimist që do të ketë një reflektim të vendeve të BE-së”, tha Tahiri për Ekonomia Online.

“Mendimi dhe vlerësimi është i qartë dhe i saktë, është meritë dhe jo dhuratë dhe në të njëjtën kohë pasi Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet, ka pas një votim në Parlament, nuk di qysh do t’i thuhet jo. Nëse i thuhet jo atëherë do të jetë një thikë pas shpine për Kosovën”.

“Për shkak se ju jeni të vetëdijshëm që gjatë gjithë kohës Kosovës ju ka thënë që votojeni demarkacionin se jeni tu e ndal qytetarin me lëviz lirshëm, do të thotë i kanë thanë përmbushni obligimet teknike se do ta keni liberalizimin e vizave. Ne e kemi kaluar edhe demarkacionin e kemi edhe vlerësimin pozitiv e kemi edhe votimin në Parlament dhe nuk di çka mund të bëjmë ne më shumë. E shoh si shumë diskriminuese që qytetarët e Kosovës për dallim prej krejt anëtarëve të Evropës të mos lëvizin lirshëm”, tha ai.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, ku është shprehur i bindur se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Sipas tij, nuk do të ketë asociacion që fuqinë e vet politike e barazon mbi aspiratat e Beogradit. Ndërkaq lidhur me reformat shtetërore, Tahiri ka thënë se plani i Qeverisë është duke u zbatuar në përpikëri./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Thikë pas shpine Kosovës”, vizita e Kurz zbeh shpresat për vizat
“Thikë pas shpine Kosovës”, vizita e Kurz zbeh shpresat për vizat
https://3.bp.blogspot.com/-QVwVBnSTKsU/W-cj2PIvfUI/AAAAAAAAavE/-NIjXZYdmHUBPx3FVYXchDMBq_0DoBRtQCLcBGAs/s640/vizat-1-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-QVwVBnSTKsU/W-cj2PIvfUI/AAAAAAAAavE/-NIjXZYdmHUBPx3FVYXchDMBq_0DoBRtQCLcBGAs/s72-c/vizat-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/thike-pas-shpine-kosoves-vizita-e-kurz.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/thike-pas-shpine-kosoves-vizita-e-kurz.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy