Ujëvarat e “Mirushës”, bukuri e fshehur nga pakujdesia

Llogaritet si një nga bukuritë më të mëdha natyrore që posedon Kosova, por Ujëvarat e Mirushës dhe parku të cilit i përkasin, vazhdojnë të mos kenë infrastrukturë të përshtatshme.

Zona është në kategorinë “Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë “Monument natyror”. Ky monument ka ngecur së zhvilluari përkundër asaj se me vendim të vitit 2012, Qeveria e pati shpallur Zonë të veçantë të natyrës.

Kjo bukuri e rrallë me kushte shumë të mira natyrore, që nuk po shfrytëzohet nga institucionet e vendit për zhvillim të turizmit, vlerësohet të jetë një humbje e madhe për vendin, shkruan KP. Kjo, në mungesë të investimeve aty.

Të pakënaqur me gjendjen aktuale në të cilën ndodhet monumenti janë edhe vizitorët që frekuentojnë atë zonë. Ata ankohen për mungesë të hapësirave për rekreacion, mungesën e shkallëve dhe rrugës së asfaltuar.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë në këtë drejtim. Porse shton se kjo bie më shumë në përgjegjësi të Ministrisë së Ambientit.

Në anën tjetër, është kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, që thotë se Ujëvarat e Mirushës ka mbetur në këtë gjendje për shkak të pamundësisë financiare. Morina thotë se për shkak të pamundësisë të menaxhimit publik, nuk po mund ta japin as me koncension privato-publik.

Ai shprehet i bindur se Qeveria e Kosovës do të mund të fillonte që gradualisht të përmirësojë gjendjen në të cilën Ujëvarat e Mirushës ndodhen sot. Kjo pasi sipas tij, ka modalitete të cilat mundësojnë tërheqjen e investitorëve.

Në mungesë të përmirësimit të infrastrukturës aty ndër vite, edhe njohës të fushës së turizmit nuk kanë heshtur përballë një situate të tillë, duke bërë që këta të fundit të hartojnë projekte se si do të duhej të dukej monumenti.

Ndryshe, monumenti Ujëvarat e Mirushës njihet për një biodiversititet shumë të pasur, me ujëvara, kanjone e peisazhe shumë të bukura, shpella, mundësi kreacioni e shumë mundësi përfitimi. Lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo-hidrologjik. ./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ujëvarat e “Mirushës”, bukuri e fshehur nga pakujdesia
Ujëvarat e “Mirushës”, bukuri e fshehur nga pakujdesia
https://4.bp.blogspot.com/-bSejGN9aXbU/W-HAa2L97PI/AAAAAAAAal0/92ONOvrNPtEm2Oo4l1Z7mOv_-AbmV2bbgCLcBGAs/s640/Screenshot_841-640x391.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-bSejGN9aXbU/W-HAa2L97PI/AAAAAAAAal0/92ONOvrNPtEm2Oo4l1Z7mOv_-AbmV2bbgCLcBGAs/s72-c/Screenshot_841-640x391.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/ujevarat-e-mirushes-bukuri-e-fshehur.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/11/ujevarat-e-mirushes-bukuri-e-fshehur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy