22 deputetë të Parlamentit Evropian letër zyrtare Austrisë dhe KE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

Një letër i është dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschik, të cilën e kanë nënshkruar 22 deputetë të Parlamentit Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në letrën e nënshkruar nga 22 deputetë të Parlamentit Evropian, theksohet nevoja urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Aty ndër tjera thuhet se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar mundësitë e të bërit biznes, si dhe duke ndihmuar në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit.

Sipas nënshkruesve të letrës, Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku qytetarët e saj kanë nevojë ende për viza për të udhëtuar në Zonën Shengen. Gjithashtu thuhet se kjo tashmë krijon ndjenjën e izolimit, që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Udhëtimi pa viza jo vetëm që mundëson kontaktet mes njerëzve, forcon bashkëpunimin ndërkufitar, dhe shkëmbehen ide kulturore dhe profesionale, por gjithashtu ndihmon në frenimin e imigracionit të parregullt, duke i nxjerrë kështu nga loja kriminelët, thuhet ndër tjera në letër.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë theksuar se regjimi i liberalizimit të vizave hap mundësi për qytetarët të udhëtojnë jashtë vendit si turistë, të vizitojnë të afërmit dhe miqtë, pa pasur nevojë të përballen me procedura të gjata dhe të shtrenjta të vizave.

Në letër bëhet e qartë se më 18 korrik të këtij viti, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur dy kërkesat e liberalizimit të vizave, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 22 deputetë të Parlamentit Evropian letër zyrtare Austrisë dhe KE-së: Të hiqen vizat për Kosovën
22 deputetë të Parlamentit Evropian letër zyrtare Austrisë dhe KE-së: Të hiqen vizat për Kosovën
https://4.bp.blogspot.com/-nVG2TY0NwUw/XAbODv2B79I/AAAAAAAAb3E/4lhdqEp6iZoIi8mu6rstW33gp2KadIedACLcBGAs/s640/1-24-780x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-nVG2TY0NwUw/XAbODv2B79I/AAAAAAAAb3E/4lhdqEp6iZoIi8mu6rstW33gp2KadIedACLcBGAs/s72-c/1-24-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/22-deputete-te-parlamentit-evropian.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/22-deputete-te-parlamentit-evropian.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy