40% e shqiptarëve punojnë në të zezë

Madhësia e punës informale në Shqipëri është në masën 39%.

Në Ballkan përqindjen më të ulët të masës së punë informale e ka Kroacia, me rreth 19%. Në Bullgari, i cili është vend anëtar i Bashkimit Europian puna informale llogaritet në masën 27%. Në Maqedoni dhe në Bosnje Hercegovinë puna informale është respektivisht 30 dhe 37%.

Mali i Zi ka një masë të punës informale po aq sa Shqipëria me 39%.

Në Serbi puna informale llogaritet në masën 51%.

Në Turqi dhe Kosovë është gjetur se masa e punës informale është relativisht e lartë, krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit. Në Turqi ajo matet rreth 75% dhe në Kosovë sa 81% e tregut të punës.

Këto ishte një nga gjetjet e prezantuara gjatë workdshopit të organizuar nga Platforma për Punësim dhe Çështjet Sociale e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC).

Ky është një projekt që implementohet prej tre vitesh nga RCC në vendet e rajonit. Projekti është financuar nga Fondet rajonale dhe përfitues kanë qenë ministritë respektive në vendet e rajonit.

Ekzistenca e ekonomisë informale dhe punësimi jo formal është identifikuar nga Komisioni Europian dhe nga agjencitë e tjera ndërkombëtare si barrierë për të mundësuar prosperitetin ekonomik në Shqipëri.

Rezultat i kësaj pune tre vjeçare ka qenë hartimi i një raporti për Shqipërinë ku identifikohen shkaktarët e punës së padeklaruar, kornizën institucionale dhe qasjen e politikave aktuale.

Raporti tregon se ekonomia informale në Shqipëri po trajtohet deri në një farë mase në Shqipëri duke luftuar evazionin fiskal dhe promovimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale, por si ekonomia informale dhe punësimi informal nuk po trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në fund raporti paraqet disa rekomandime kyçe për trajtimin dhe adresimin e problemeve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10281,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,597,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3034,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 40% e shqiptarëve punojnë në të zezë
40% e shqiptarëve punojnë në të zezë
https://4.bp.blogspot.com/-hXjdiMIkuwE/XB0VZ8suI2I/AAAAAAAAcxE/rQwvUZiVri4DhaXVu1M_LxtVngUH1XZSgCLcBGAs/s640/pune1-1079-1517419183-6224793_1545399538-9724964-640x350.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-hXjdiMIkuwE/XB0VZ8suI2I/AAAAAAAAcxE/rQwvUZiVri4DhaXVu1M_LxtVngUH1XZSgCLcBGAs/s72-c/pune1-1079-1517419183-6224793_1545399538-9724964-640x350.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/40-e-shqiptareve-punojne-ne-te-zeze.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/40-e-shqiptareve-punojne-ne-te-zeze.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy