Aeroporti i Kukësit/ Një kompani në garë ofron 8 milionë Euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informacion lidhur me procedurat për dhënien me koncesion të aeroportit të Kukësit. Sipas njoftimit, afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave ka qenë deri më datë 20 Dhjetor 2018 dhe deri në këtë periudhë ka paraqitur ofertën prej gati 8 milionë Euro një bashkim mes dy kompanive.

Ato janë “Global Technical Mechanics shpk” dhe “Bami shpk”. Këto dy kompani kanë rënë dakord që nëse fitojnë kontratën e Partneritetit Publik Privat, 30% e punimeve do të kryhet nga “Global Technical Mechanics shpk” dhe pjesa tjetër nga “Bami shpk”.

Njoftimi i Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë:

Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në këtë procedurë konkuruese ka përfunduar me datë 20.12.2018. Komisioni, pas hapjes së ofertave konstaton se ka paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një operator ekonomik dhe më konkretisht bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik. Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është:

Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë median dhe opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Aeroporti i Kukësit/ Një kompani në garë ofron 8 milionë Euro
Aeroporti i Kukësit/ Një kompani në garë ofron 8 milionë Euro
https://3.bp.blogspot.com/-e4ypN5o0k0I/XB5kMKosnWI/AAAAAAAAc3o/9tSefKizG5c-rW4j3j4A6d31JieD4tKYQCLcBGAs/s640/hoteli1-780x439-933x445-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-e4ypN5o0k0I/XB5kMKosnWI/AAAAAAAAc3o/9tSefKizG5c-rW4j3j4A6d31JieD4tKYQCLcBGAs/s72-c/hoteli1-780x439-933x445-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/aeroporti-i-kukesit-nje-kompani-ne-gare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/aeroporti-i-kukesit-nje-kompani-ne-gare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy