Ambasadorja shqiptare në Athinë: Vrasja e shqiptarit në Korfuz, me sfond racist!

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, u shpreh se shkaqet e vrasjes së të riut shqiptar në Kavalla mbeten sekret hetimor i Policisë greke. E kontaktuar në telefon nga “Panorama”, zonja Hobdari tha se deri tani, duke iu referuar dhe mediave greke, kemi të bëjmë me një autor shqiptar, shok i viktimës. Ambasadorja shtoi se oficeri i kontaktit i ambasadës sonë në Athinë ndodhet në Kavalla, në kontakt të afërt me autoritetet greke.
“Unë mund t’ju them se për vrasjen kanë shkruar dhe mediat greke, ‘Protothema’, që vrasësi është një shqiptar, shoku i tij i ngushtë. Oficeri ynë i kontaktit ka shkuar në Kavalla, po kontakton me autoritetet, por nuk mund t’ju them më shumë, sepse përbën sekret hetimor”.

Keni kontakte me familjen e viktimës?

“Kemi kontaktuar me familjen e të ndjerit, familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe nga humbja e fëmijës së tyre. Kemi kontaktuar me të ëmën e të riut”, u shpreh për gazetën “Panorama” ambasadorja jonë në Athinë.

E pyetur për valën e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi, ambasadorja Hobdari tha se ka pasur reagim dhe nga partitë politike në Greqi, duke filluar nga ajo e Kryeministrit Tsipras. Sipas saj, vrasja e shqiptarit në ishullin e Korfuzit kishte sfond racist.

“Rasti i Korfuzit duket që është krim racist, edhe pse raporti i Policisë akoma nuk ka dalë. Politika greke ka reaguar, ka pasur një reagim të partisë së Kryeministrit Tsipras, SYRIZA dhe një parti e vogël në Parlament. Ndërsa vrasja në kufirin shqiptaro-grek ka qenë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike. Ne jemi në kontakte me oficerët e Policisë sepse kjo është rruga institucionale që ndiqet në shkëmbimin e informacioneve”, u shpreh ambasadorja Hobdari.

Pak ditë më parë, Petrit Zifle, 63 vjeç, u vra me çifte nga një anëtar i Agimit të Artë. 44-vjeçari i Agimit të Artë, Dhimitris Kuris, pasi e ka vrarë shqiptarin, e ka hedhur në një kanal në Dragotina, ndërsa është arrestuar 5 ditë pas ngjarjes./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2070,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,570,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ambasadorja shqiptare në Athinë: Vrasja e shqiptarit në Korfuz, me sfond racist!
Ambasadorja shqiptare në Athinë: Vrasja e shqiptarit në Korfuz, me sfond racist!
https://2.bp.blogspot.com/-U8ajIQo5Zk8/XAo1BhbnK2I/AAAAAAAAcA8/-6juDla8dMg0CtzXhCv31n3La1t5yqm5ACLcBGAs/s640/pp-1.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-U8ajIQo5Zk8/XAo1BhbnK2I/AAAAAAAAcA8/-6juDla8dMg0CtzXhCv31n3La1t5yqm5ACLcBGAs/s72-c/pp-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ambasadorja-shqiptare-ne-athine-vrasja.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ambasadorja-shqiptare-ne-athine-vrasja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy