Azili “shuan” fshatin shqiptar: Çdo mëngjes numërojmë se kush iku!

Torovica në Lezhë po zbrazet dita-ditës nga banorët e saj. Mungesa e kushteve për një jetesë së paku me standarde mesatare, ka bërë që banorët të mos e mendojnë më dy herë largimin në shtete të tjera të Europës.

Të shumtët kanë kërkuar azil e të tjerë ndihmën e të afërmve që janë stabilizuar vite më parë atje. Banorët thonë se po numërojnë njëri-tjetrin mëngjeseve se kush ka ngarkuar plaçkat dhe është larguar. Ata shprehen se Torovica nuk ka më asnjë shpresë se mund të rregullohet një ditë, ndaj në këto kushte kanë vendosur ta braktisin pas disa dekadash jetesë në të.

Zona e Torovicës mbahet mend si një nga qytezat e zhvilluara dhe me prodhimet bujqësore që mbaheshin qytete e fshatra të tëra të Veriut. Sot, aty shumë shtëpi janë të kyçura dhe 4 mijë banorët e mbetur duan të ikin një ditë e më parë. Gurë që bien nga mali drejt fushës e që rrezikojnë jetë njerëzish. Një rrugë e pakalueshme dhe bujqësia që nuk mbështetet. Vetëm pak shpresë dhe shumë mjerim. Kjo është gjithçka që mund të gjesh në Torovicë të Lezhës, sot i kthyer në një fshat që po tkurret dita-ditës. Është vetëm 15 km larg qytetit dhe banorët po shpërngulen çdo ditë. Shumë shtëpi janë nxjerrë në shitje, ndonëse pak shpresa ka për blerës. “Shtëpia është vënë në shitje vetëm për një motiv, ky vend nuk ngjall shpresë”, thotë Pashk Përgjoni, banor i Torovicës.

Për banorët, këtu çdo gjë është e vështirë. Infrastruktura rrugore nuk u bë kurrë. Ashtu siç janë edhe problemet në furnizimin me energji elektrike, ujin e pijshëm dhe çdo shërbim. “Me një infrastrukturë të tillë, me rrugë që nuk kalon as tanku, me një vend që nuk ka ujin e pijshëm, nuk ka më shpresë. Një ditë po një ditë jo ikin dritat”, thotë një banor. Rruga ka ndikuar shumë, sa të gjithë të rinjtë po largohen.

Azili është zgjedhja e parë e tyre. Çdo mëngjes ata rinumërojnë veten, për të kuptuar se kush iku.

“Këtu, vetëm në këtë pallat, këtë javë kanë ikur 4 familje, me nga 4-5 anëtarë që shkojnë 20. E merr vesh kur tjetri në mëngjes nuk del nga shtëpia. Në 12 të natës ikin prej këtu. Pallati ka 15 hyrje, brenda janë vetëm 3 familje. Pjesa më e madhe kanë ik në Francë, Gjermani, nga sytë këmbët”, thotë një banor që ka mbetur thuajse i vetëm në pallatin e tij.

Sipas tij, as prodhimet nuk shiten, sepse askush nuk shkon për të blerë. Ashtu siç mungon edhe mundësia e punësimit.

“Prodhimet që bëjnë fermerët po t’ua falësh qytetarëve të tjerë nuk vijnë t’i marrin me këtë rrugë që është, jo më t’ua shesësh”, shprehet një fermer. Në Torovicë të Lezhës, zonën hambar për prodhimet bujqësore siç njihej dikur, mungojnë elementet bazë. Një numër i madh banorësh tashmë e ka braktisur. Të tjerë presin rastin, pasi për ta nuk ka shpresë se gjërat do të ndryshojnë. /Nga Panorama/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Azili “shuan” fshatin shqiptar: Çdo mëngjes numërojmë se kush iku!
Azili “shuan” fshatin shqiptar: Çdo mëngjes numërojmë se kush iku!
https://2.bp.blogspot.com/-OPHwmJ8x9nc/XAbYeVik6UI/AAAAAAAAb48/qjtKLGe5IBAGPnIWmiLg6LBgoNl6RGXzwCLcBGAs/s640/torovica_1543854183-9995989.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-OPHwmJ8x9nc/XAbYeVik6UI/AAAAAAAAb48/qjtKLGe5IBAGPnIWmiLg6LBgoNl6RGXzwCLcBGAs/s72-c/torovica_1543854183-9995989.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/azili-shuan-fshatin-shqiptar-cdo.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/azili-shuan-fshatin-shqiptar-cdo.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy