Dëshmia e historianit gjerman: Në Athinë kishte Gjykatë shqiptare

Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që nuk e kishin parë asnjëherë në fandaksjet e tyre filohelene.

Magjepsja romantike pas vegimeve të së kaluarës u trondit keqazi me deluzionin që provonin udhëtarët sapo arrinin në Athinë: përpos rrënojave të Akropolit dhe tufave të dhenve që kullosnin qetë-qetë, gjithçka i ngjante një fshati shqiptar.

E tillë është edhe dëshmia largvajtëse e historianit gjerman Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861). Një karrierë akademike e zhvilluar në rrethet shkollare të Bavarisë, ai do të bënte emër në Evropë me njohjen e tij enciklopedike të historisë së Greqisë mesjetare.

Vepra e tij monumentale ‘Historia e Moresë në Mesjetë’, e botuar në Shtutgart disa vite pas krijimit të Greqisë së pavarur, shkaktoi zemëratë gjithandej rretheve filohelene në Evropë. Në zemër të teorisë së Fallmerayerit ishte ideja që grekët e kohës së tij nuk ishin tjetër veçse pasardhës të sllavëve dhe shqiptarëve të helenizuar. Më fjalë të tjera, sipas tij, nuk kishte kurrfarë vijimësi gjenetike midis Greqisë së vjetër dhe asaj të re.

Vepra e historianit tirolez përmban dromca interesante për vendosjen e grupeve të para shqiptare në Greqinë bizantine, konsekuencat e saj dhe gjëra të tjera me interes.

Athina, në kohën e Fallmerajerit, ishte e tëra shqiptare.

“Në kohën e sotme, Athina, kryeqyteti i mbretërisë së re, është më shumë shqiptare sesa ishte gjatë kryengritjes, për shkak se pas dëbimit të osmanëve të urryer, popullata shqiptare braktisi fshatrat dhe u vendos në qytet. Aty u desh të ngrihej një gjykatë e posaçme në gjuhën shqipe për të vendosur drejtësinë për qytetarët jogrekë të Athinës”,shkruan Fallmerayer./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dëshmia e historianit gjerman: Në Athinë kishte Gjykatë shqiptare
Dëshmia e historianit gjerman: Në Athinë kishte Gjykatë shqiptare
https://4.bp.blogspot.com/-vWamsuA59tI/XAbf5PRXsDI/AAAAAAAAb6Q/sSRNsVEqrdsVjfjqMuth5vMtrI54vMqzgCLcBGAs/s640/auto_primary-source-pericles-funeral-oration-476c60e6.jpeg.885x497_q90_box-01071366875_crop_detail-696x3891529313337.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-vWamsuA59tI/XAbf5PRXsDI/AAAAAAAAb6Q/sSRNsVEqrdsVjfjqMuth5vMtrI54vMqzgCLcBGAs/s72-c/auto_primary-source-pericles-funeral-oration-476c60e6.jpeg.885x497_q90_box-01071366875_crop_detail-696x3891529313337.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/deshmia-e-historianit-gjerman-ne-athine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/deshmia-e-historianit-gjerman-ne-athine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy