E turpshme, shqiptarët nuk dinë Himnin Kombëtar! Përgjigje epike (Video)

Që nga shpallja e pavarësisë në 1912, “Himni i Flamurit” është himni kombëtar i Shqipërisë. I shkruar nga poeti i madh Asdreni.

“… Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë…”. Kështu do të shkruante Lasgush Poradeci se përse u zgjodh kjo poemë si himni i vendit tonë.

E që nga ngritja e flamurit e deri më sot, ku në çdo event, nga pritje zyrtare e deri te ndeshje sportive; të gjitha startojnë me “Rreth flamurit të përbashkuar…”. Njerëzit ndjehen krenarë që janë shqiptarë dhe këndojnë nën zë; ata syresh që ia dinë kuptimin e mbajnë dorën në zemër e të tjerët këta “më modernët” bëjnë simbolin e shqiponjës me duar. Madje kur flamuri ynë fluturoi me dron mbi Beograd dhe nuk u la të binte mbi tokë, të gjithë u ndjemë edhe më shumë patriotë.

“Ne jemi shqiptar dhe ky është flamuri më i bukur në botë.”

Por, teksa në evente të tilla sigurohemi që e gjithë bota ta marr vesh se cilët jemi ne, në përditshmëri nuk ndodh kështu. Pjesa më e madhe e shqiptarëve as nuk i dinë fjalët e Himnit Kombëtar. Madje shumë prej tyre as nuk e dinë që poema është me 6 strofa. Disa dinë vetëm 3 prej tyre, të tjera 4 strofa e ka dhe nga ata që dinë vetëm vargjet e para. Tirana Today pyeti disa prej qytetarëve nëse mund ta recitonin, por asnjëri prej tyre nuk e çoi deri në fund. Ku shumë ngatërronin vargjet njëra me tjetrën.

E ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre as nuk e dinë se cili është poeti që e ka shkruar ‘Himnin e Flamurit’.

“Po sigurisht që e di Himnin Kombëtar, por tani nuk e them dot. Se cili është autori nuk e mbaj mend. Por më duket se ka qenë Fan Noli.”

Një situatë qesharake, por njëkohësisht edhe turpshme. Ndërkohë që jemi në një kohë kur përherë e më tepër flasim për bashkim kombëtar dhe shqiptarizëm, ne si popull nuk vlerësojmë as simbolin kryesor të një shteti. Por, në fund të ditës ajo që ka rëndësi është sa mirë e “shesim” nëpër rrjete sociale, gjithë atdhedashurinë e madhe ndaj këtij vendi.

Tirana Today ju sjell më poshtë ‘Himnin e Flamurit’, të shkruar nga poeti Aleksandër Stavre Drenova.

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjith’ atij duke u betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk friksohet,

Por vdes, por vdes si një Dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë,

Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,

Të drejtat tona ne s’i ndajmë;

Këtu armiqtë s’kanë vënd!

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

O Flamur, flamur, shenj’ e shenjtë

tek ti betohemi këtu

për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë,

për nder’ edhe lavdimn e tu.

Trim burrë quhet dhe nderohet

atdheut kush iu bë therror.

Përjetë ai do të kujtohet

mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E turpshme, shqiptarët nuk dinë Himnin Kombëtar! Përgjigje epike (Video)
E turpshme, shqiptarët nuk dinë Himnin Kombëtar! Përgjigje epike (Video)
https://1.bp.blogspot.com/-bxJTiUfrTgk/XAQ9wbwT7bI/AAAAAAAAbxU/z5vBdQOiIdsm54wsKddbaf_CI67z_gsLQCLcBGAs/s640/Screenshot_151-640x354.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bxJTiUfrTgk/XAQ9wbwT7bI/AAAAAAAAbxU/z5vBdQOiIdsm54wsKddbaf_CI67z_gsLQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_151-640x354.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/e-turpshme-shqiptaret-nuk-dine-himnin.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/e-turpshme-shqiptaret-nuk-dine-himnin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy