Eksodi nga Shqipëria vazhdon

, Eksodi nga Shqipëria vazhdon

4800 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e tretë të vitit. Edhe në tremujroin e tretë të vitit, kërkesat kanë vazhduar, me shqiptarët që përbëjnë 3% të totalit prej 145 mijë azilkërkuesish.
Franca mbetet zgjedhja e parë e azilkërkuesve shqiptarë. 38% e tyre e kanë zgjedhur, ose në terma absolutë, 1835, 300 më shumë se tremujori i dytë i vitit. Në Francë, shqiptarët janë kështu grupimi i dytë më i madh i azilkërkuesve, pas afganëve.
Zgjedhja e dytë e shqiptarëve ndërkohë, pas Francës, mbetet Greqia, me 17% të totalit, ose 830 aplikime. Në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, me 13% të totalit. Shqiptarët ndërkohë janë të parët vetëm në Irlandë dhe Islandë, por me një numër total aplikimesh që nuk i kalon 150.
Mesatarisht, Shqipëria e ka furnizuar Bashkimin Europian gjatë tremujorit të tretë të vitit me 53 azilkërkues në ditë, paçka se është një vend i sigurtë origjine. Paçka se shifra mbetet e lartë, ka progres në krahasim me vitet e kaluara, dhe këtë e vë në dukje edhe Komisioni Europian.
, Eksodi nga Shqipëria vazhdon
Komisioneri për migrimin, Avramopulous, këtë javë raportoi për ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të kritereve të liberalizimit të vizavve.
Për Shqipërinë Avramopulous nënvizon: “Shqipëria ka marrë masa efektive për të adresuar emigrimin e paligjshëm, që ka çuar në një rënie me 32% të aplikimeve për azil në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo punë duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet”. /ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button