Hidhet shorti për EURO 2020, Shqipëria përballë kampionëve të botës dhe Turqisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët për eliminatoret e EURO 2020. Shorti i hedhur sot në Dublin ka vendosur kuqezinjtë përballë Francës, kampione bote, Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorrës. Shqipëria bën pjesë në grupin H me gjashtë ekipe. Ekipi i drejtuar nga italiani Panucci do të luftojë për njërën nga dy biletat që të dërgojnë në Euro 2020.

Nisur nga gjykimi në letër Franca është favorite kryesore për të kaluar grupin, ndërsa lufta për vendin e dytë pritet që të bëhet mes Shqipërisë, Turqisë dhe Islandës, e cila ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në vitet e fundit. Moldavia dhe Andorra shikohen si kundërshtarë të lehtë për kuqezinjtë, por fjalën e fundit do ta thotë fusha. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin Presidenti i FSHF, Duka, Shulku dhe Panucci ndërsa ndeshjet e para do luhen nga data 21 deri në 23 mars të vitit të ardhshëm. Kampionati Europian i futbollit 2020 nuk do të organizohet nga një shtet, por nga 13 të tillë.

Kosova dhe grupet e ferrit
E ndërsa Shqipëria do të ndeshet me kampionët e botës, Kosovën e ka vendosur shorti përballë Anglisë, Çekisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Duke pasur parasysh faktin që nga kualifikueset në Euro 2020 do të shkojnë vetëm dy ekipet e para, Kosova mund të presë biletën nga Liga e Kombeve ku është ende në garë. Në grupet e tjera që u shortuan sot spikasin përballet e forta mes Gjermanisë dhe Holandës në grupin C, Zvicra e shqiptarëve ka gjetur Danimarkën te grupi D, Belgjika me Rusinë te grupi I, ndërsa shorti ka qenë i lehtë për Italinë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hidhet shorti për EURO 2020, Shqipëria përballë kampionëve të botës dhe Turqisë
Hidhet shorti për EURO 2020, Shqipëria përballë kampionëve të botës dhe Turqisë
https://3.bp.blogspot.com/-NM_-Bw3-pJ8/XAQ79qtGlEI/AAAAAAAAbw0/6bT-4oRJ7n0wzv1baTl9yMAsY6JZEOVEwCLcBGAs/s640/1543750799_duyblin.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-NM_-Bw3-pJ8/XAQ79qtGlEI/AAAAAAAAbw0/6bT-4oRJ7n0wzv1baTl9yMAsY6JZEOVEwCLcBGAs/s72-c/1543750799_duyblin.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/hidhet-shorti-per-euro-2020-shqiperia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/hidhet-shorti-per-euro-2020-shqiperia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy