“Ishte në punë të vet”, flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi

Djali i 63-vjeçarit Petrit Zifle, i cili u vra me çifte para pak ditësh në Korfuz të Greqisë nga një anëtar i Agimit të Artë ka treguar se babai i tij nuk ka pasur asnjë debat më autorin, por ishte në punën e vet.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 djali i viktimës, Xhulio Zifle rrëfeu se nuk është e vërtetë se babai i tij ka pasur debat me vrasësin dhe nuk ka pasur debate me askënd.

44-vjecari i Agimit të Artë i cili është arrestuar nga policia, pasi e ka vrarë shqiptarin e ka hedhur në një kanal në Dragotina.

E përcollët babain?

Po e përcollëm të shtunën.

E kthyet vetë trupin nga Greqia?

Po vetë.

Ti jeton në Berat dhe nuk jeton në Greqi. Ti e telefonove babain?

Unë kam telefonuar motrën dhe mamin se babai nuk dilte.

Si e morët vesh për ngjarjen?

Ai nuk vonohej kurrë dhe çdo dreke kthehej në shtëpi. Telefoni i dilte i fikur dhe koha ishte e keqe. Pasi pamë që gjithçka nuk ishte mirë dolën e kërkuan. Shkuan në polici dhe e denoncuan. Filloi kërkimet dhe policia dhe në mëngjes mora lajmin, më njoftoi mbesa se gjyshin e kanë nxjerrë të vdekur.

Çfarë bëtë më pas?

E morën i bënë autopsinë dhe të premten kemi marrë trupin.

Kur e morët vesh për vrasjen dhe ku dyshuat?

Vrasësi tani ka dalë në dritë se ne kemi menduar se nuk kemi pasur probleme me asnjë. Babi jeton prej më shumë se 20 vitesh në Greqi dhe eshte njeri i respektuar.

Dini diçka tjetër nga policia se thonë se është vrarë nga Agimi i Artë?

Unë nuk e di. Shumë media thonë gjëra të pabaza. Ne jemi me dhimbje shumë të madhe, ndërsa mediat shkruajnë çfarë duan ato. Jo janë zënë në lokal etj…. Ai ishte në punë të vet dhe të gjithë e donin. Nuk ka bërë sherre siç thuhet.

Ju jeni në dijeni që vrasësi ka avokat. Po familja juaj?

Po po e ndjekim ngjarjen. Mua më ka rënduar shumë këto që lexoj. Babai im shikonte punën e vet dhe nuk kishte lidhje me asgjë. Unë dola që të mos spekulohen lajmet për babain tim.

Të ka ofruar ndihme ambasada shqiptare në Greqi. Ke kontaktuar?

Jo.

Balkanweb/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Ishte në punë të vet”, flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi
“Ishte në punë të vet”, flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi
https://2.bp.blogspot.com/-9aHtEYKGFEM/XAb7nT39t9I/AAAAAAAAb6w/pmUF11S7scQ4yH-xRE0dvy1C3SGu46VdACLcBGAs/s640/djali-i-shqiptarit-te-vrare-ne-greqi-770x428.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-9aHtEYKGFEM/XAb7nT39t9I/AAAAAAAAb6w/pmUF11S7scQ4yH-xRE0dvy1C3SGu46VdACLcBGAs/s72-c/djali-i-shqiptarit-te-vrare-ne-greqi-770x428.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ishte-ne-pune-te-vet-flet-djali-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ishte-ne-pune-te-vet-flet-djali-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy