Ishujt Solomon njoftojnë qeverinë e Kosovës për tërheqjen e njohjes

Për herë të parë, Kohavisioni ka siguruar një tërheqje të njohjes, të cilën e kanë pranuar institucionet e Kosovës. Bëhet fjalë për Ishujt Solomon, shtet sovran në Oqeani, që gjatë javës ka dërguar notën e tërheqjes së njohjes.

Notën diplomatike, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht KTV-ja, më 28 nëntor e ka pranuar Ambasada e Kosovës në Canberra të Australisë.

Në fakt, janë dy shkresa, e para e zyrës së Ishujve Solomon në Australi që thotë se po ia dërgon Kosovës vendimin për tërheqjen e njohjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.

Në notën diplomatike 02./18, Ministria e Jashtme e Ishujve Solomon fillimisht i referohet vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në prill 2015.

Më pas, njofton për vendimin e marrë dhe arsyet për këtë.

Ministria e Jashtme dhe për Tregti të Jashtme e Ishujve Solomon, e ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës, që pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe duke marrë parasysh vazhdimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për statusin final të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qeveria e Ishujve Solomon ka vendosur ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Vendimi i marrë nga Ishujt Solomon mbetet në fuqi derisa të përfundojnë negociatat nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në letër.

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka mohuar ta ketë marrë këtë dokument.

Në kanale zyrtare Ministria e Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me çështjen të cilës i referoheni. Konsiderojmë se e gjithë kjo është vazhdim i propagandës serbe”, ka thënë për KTV-në, drejtori i zyrës për komunikim në MPJ, Sami Kastrati.

Serbia pretendon se disa shtete si, Grenada, Dominika, Suriname, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea – Bissau, Burundi, Papua New Guinea dhe Lesoto e kanë kthyer mbrapsht vendimin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministria që udhëhiqet nga Pacolli vazhdimisht i ka quajtur lajmet të rrejshme dhe e ka akuzuar Serbinë se i ka falsifikuar letrat e tërheqjes së njohjeve që i drejtoheshin Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por, kjo e Ishujve Solomon, që e kishte njohur Kosovën në gusht 2014, është e para që bëhet publike se i është dërguar institucioneve të Kosovës.

burimi: koha.net/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ishujt Solomon njoftojnë qeverinë e Kosovës për tërheqjen e njohjes
Ishujt Solomon njoftojnë qeverinë e Kosovës për tërheqjen e njohjes
https://4.bp.blogspot.com/-7ppRuOSTdx8/XAVimJ1OplI/AAAAAAAAbzA/wxjuNzBCgWA5-tO8j0zw1qrGul2N4CsLgCLcBGAs/s640/Newborn_Pristina_February_20130-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-7ppRuOSTdx8/XAVimJ1OplI/AAAAAAAAbzA/wxjuNzBCgWA5-tO8j0zw1qrGul2N4CsLgCLcBGAs/s72-c/Newborn_Pristina_February_20130-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ishujt-solomon-njoftojne-qeverine-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ishujt-solomon-njoftojne-qeverine-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy